Polonia neutralizon një grup sabotuesish të lidhur me Bjellorusinë dhe Rusinë

Polonia neutralizon një grup sabotuesish të lidhur me Bjellorusinë dhe Rusinë

Shërbimet polake të sigurisë kanë neutralizuar një operacion sabotues të orkestruar nga Rusia dhe Bjellorusia për të destabilizuar Poloninë, tha zëvendëskryeministri Krzysztof Gaëkoëski, më 9 shtator.

Varshava vazhdimisht e ka akuzuar Moskën se tenton ta destabilizojë Poloninë për shkak të rolit të saj në ndihmën ushtarake që i jep Ukrainës fqinje, akuza që mohohen nga Rusia.

Sabotuesit, duke operuar nga Bjellorusia në bashkëpunim me Rusinë, kishin depërtuar në institucionet lokale dhe të Qeverisë qendrore, përfshirë në kompanitë në pronësi të shtetit që zbatojnë kontrata ushtarake, tha ai.

“Shërbimet e huaja ruse dhe bjelloruse... kishin një qëllim specifik: të merrnin informacione, të shantazhonin individë dhe institucione dhe të kryenin një luftë de facto kibernetike”, tha Gaëkoëski, i cili po ashtu është ministër i Çështjeve Digjitale.

Gaëkoëski tha se sulmet kibernetike në Poloni janë dyfishuar që nga viti i kaluar./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi