Polonia pezullon të drejtën e emigrantëve për të aplikuar për azil

Polonia pezullon të drejtën e emigrantëve për të aplikuar për azil

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk

Polonia ka pezulluar përkohësisht të drejtën për të aplikuar për azil të emigrantëve që shkojnë përmes kufirit me Bjellorusinë.

Kryeministri Donald Tusk njoftoi se do të ndodhë pasi projektligji i diskutueshëm, i cili u lejon autoriteteve polake ta pezullojnë këtë të drejtë deri në 60 ditë, u dekretua nga presidenti Andrzej Duda.

Sipas BBC, Tusk tha se ligji do të implementohet pa vonesa, ndërsa Duda e ka argumentuar dekretimin si nevojë për të forcuar sigurinë në kufijtë e vendit. Por ky ligj është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut të cilat kanë thënë se BE-ja duhet të marrë veprime ligjore nëse Polonia e implementon.

Qeveria ka argumentuar se pezullimi do të aplikohet përkohësisht ndaj njerëzve që paraqesin kërcënim për sigurinë shtetërore. Për shembull: ndaj grupeve të mëdha agresive që përpiqen të mësyjnë në kufi.

Përjashtime do të ketë për të miturit e pashoqëruar, gratë shtatzëna, të moshuarit e sëmurë, çdokush që është në rrezik të rëndë nëse kthehet dhe çdo qytetar i vendeve që akuzohen se po kryejnë instrumentalizimin e emigracionit, si Bjellorusia.

Që prej vitit 2021, Polonia, Lituania, Letonia dhe Finlanda kanë pasur një rritje të numrit të personave që kalojnë ilegalisht nga Bjellorusia dhe Rusia.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Sot priten ‘xixa’ në Elbasan, Vllaznia barazon me Teutën! Trajneri i durrsakëve: Meritonim 3 pikët

Sot priten ‘xixa’ në Elbasan, Vllaznia barazon me Teutën! Trajneri i durrsakëve: Meritonim 3 pikët