Pompeo: Synimi i Amerikës s’është ndryshimi i regjimit në Iran

Pompeo: Synimi i Amerikës s’është ndryshimi i regjimit në Iran

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo thotë se administrata e Presidentit Trump nuk po përpiqet për ndryshim regjimi në Iran, por për të arritur një konsensus global mbi mënyrat që do ta bindin Teheranin “të sillet si një vend normal”.

Pompeo tha sot para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë se administrata prej kohësh ka punuar për planet për të rivendosur sanksionet e mëparshme dhe për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit me synimin për t’i mohuar këtij vendi burimet financiare për të kryer vepra keqdashëse, njofton VoA.

Dje, shefi i diplomacisë amerikane dëshmoi para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të takohen me vendet aleate, përfshirë zyrtarë të Bashkimit Evropian, në fillim apo në mes të qershorit për të diskutuar hapat e ardhshëm në përgjigje të programit të Teheranit për zhvillimin e armëve./VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë