TIRANË - Policia e Beratit në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj.
Policia e Beratit bën me dije se ndaj kryebashkiakut ka nisur procedimi penal pasi dyshohet se ka goditur me grushta tre persona, pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas deklaratës së policisë, Zotkaj ka goditur me grushta një 52-vjeçar me inicialet E.D. dhe një 18-vjeçar me inicialet R.D.. Po ashtu Zotkaj dyshohet se ka goditur dhe mjekun Dritan Hoxha, për të cilin kryebashkiaku mohon të ketë pasur konflikt, teksa pranon përplasjen me dy personat e tjerë, të cilët sipas Zotkajt kanë precedent penal.
Shkak i konfliktit fizik me dy personat ( 52-vjeçarin dhe 18 vjeçarin) ka qenë një debat në rrjetin social "Facebook" mes njërit prej të dhunuarve, 18-vjeçarit R.D. dhe vajzës së kryebashkiakut Adriatik Zotkaj. Nga të dhënat, konflikti u iniciua pikërisht në rrjetin virtual, duke shkuar më tej në përplasjen fizike. Në afërsi të poliklinikës së qytetit, kryebashkiaku Adriatik Zotkaj, vëllai i tij Artur Zotkaj dhe shtetasi me iniciale F.K kanë ushtruar dhunë fizike karshi shtetasve E.D, R.D dhe mjekut Dritan Hoxhaj.
Kryebashkiaku gjithashtu ka thënë se do t'i vërë në dispozicion prokurorisë dhe policisë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të qytetit, ndërsa shtoi se do të kallëzojë për denoncim të rremë mjekun Dritan Hoxha, pasi sipas kryebashkiakut, konflikti ka ndodhur mes tij dhe disa personave të tjerë, të cilët sipas Zotkës janë me precedent penal.
Policia gjithashtu ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: A. Z, 45 vjeç, banues në Poliçan, dhe F,K, 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi kanë konsumuar elementet e veprave penale "Prishje e qetësisë Publike' dhe "Dëmtime të tjera me dashje"./ATSH/
/Shqiptarja.com