‘Pordhë’ sovraniste në qiejt e Tiranës

‘Pordhë’ sovraniste në qiejt e Tiranës

Meta dhe Berisha

Pasi e shpallën Amerikën të marrë peng nga Sorosi; pasi e nisën betejën me të dhe e fituan me brohoritjet: “Amerikë, thirri mendjes!”; pasi i treguan vendin me popullin e 7 korrikut dhe të 2 marsit; sovranistët e Tiranës, duke marrë shkak edhe nga ngjarjet e fundit në veriun e Mitrovicës, lanë pushimet për pak kohë, iu larguan rrezeve të diellit dhe freskisë së ujit të detit, komoditetit të Gjirit të Lalzit dhe modernitetit të Green Cost-it në Palasë, dhe u mblodhën në kryeqytetin e Shqipërisë për të diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në mbledhje e sipër, teksa mblidheshin një e nga një e dy e nga dy, në pritje të Liderit të Madh Sovranist, pasi Lideri i Vogël që do të bëhet i Madh është i zënë me çmontimin e akuzave të stisura të sigurimit ndaj tij, duke parë herë sytë e njëri-tjetrit e herë nga dera se kur ai do të mbërrinte, sovranistët e Tiranës i kalonin minutat në heshtje, sepse nata kishte qenë e trazuar në shtetin fqinj dhe ky trazim kishte reflektuar edhe në fjetjen keq të tyre.

Në pritje e sipër, kur duket se të gjithë kishin ardhur dhe salla ishte mbushur me të ftuar, u mbyllën dyert, dritaret dhe asgjë nuk pipëtinte. Në atë gjendje e sipër, duke mos folur askush, dhe duke mbizotëruar një heshtje, u dëgjua në atë ambient aq të qetë një (mender)... pordhë.

Një pordhë?! Po, po, e lexuat mirë: një pordhë.

(Këtu historia ndërpritet për pak dhe autori i shkrimit bën një sqarim etik: u kërkoj ndjesë namusqarëve të etikës në publik që do të më kritikojnë për përdorim të fjalës së pistë “pordhë”. Ky nuk është faji im, por i gjuhës shqipe dhe fjalorit të saj, që e përkufizon atë jo si  fjalë turpi, por si “gaz i barkut me erë të keqe, që i del njeriut e kafshs me zhurmë nga poshtë”. Kaq sqarimi. Vijon më poshtë historia e pordhës: )

Pas pordhës së parë, duke mos bëzajtur askush dhe duke parë të gjithë njëri-tjetrin në sy, u dëgjua edhe një pordhë e dytë...., pastaj një e tretë...., një e katërt..., një e pestë.... dhe në të gjithë sallën u duk se kushdo, në vend të fjalëve nga goja, po lëshonte një pordhë nga by..a

Dhe këto nuk ishin pordhë si gjithë të tjerat. Nuk ishin pordhë pengjesh dhe të shiturisht, tradhtarësh apo përfituesish...

Jo, jo! Ishin pordhë sovraniste. Ishin pordhë të përzgjedhura të opozitës së vërtetë euro-atlantike dhe konservatore. Ky takim u përmbyll me kaq duke e arritur qëllimin e tij.

Në historinë që do shkruhet në të ardhmen do të ketë një kapitull më vete për këtë zhvillim si nënkre më vete nën titullin: “Pordhë sovraniste në qiejt e Tiranës”. Në të do flitet pikërisht për mbledhjen e mësipërme, se si sovranistët e Tiranës sakrifikuan nga jeta modeste e tyre, duke lënë pushimet në Gjirin e Lalzit dhe në Palasë, për t’u mbledhur dhe për të diskutuar çështjen e Mitrovicës së Veriut. Në atë kohë, sovranistët do të kenë marrë pushtetin dhe do të jetë përmbysur koncepti i tanishëm për pordhën. Lëshimi i tyre do të ketë konotacion tjetër me vendim qeverie.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?

Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor/ Kosova shpreh rezervat, Osmani: Pse nuk dënohet agresioni dhe terrorizmi i sulmit në Banjskë?