Pornografi dhe shantazh me të mitur në Instagram, Gjykata e Korçës liron 2 adoleshentet! Prokuroria kërkoi arrest shtëpie

Pornografi dhe shantazh me të mitur në Instagram, Gjykata e Korçës liron 2 adoleshentet! Prokuroria kërkoi arrest shtëpie

Gjykata e Korçës

Korçë- Gjykata liroi sot (9 shkurt 2025) dy vajzat të cilat u arrestuan 3 ditë më parë nga policia e Korçës, me akuzën e pornografisë me të mitur, pasi ato dyshohet se përmes një faqeje në rrjetin social Instagram, kanë publikuar mesazhe me përmbajtje shantazhuese dhe video e foto me përmbajtje pornografike.

Prokuroria kërkoi për të dyja vajzat të liheshin në masën e arrestit në shtëpi, deri në përfundim të hetimeve, ndërkohë që Gjykata ka caktuar masa më të buta se ato që kërkoi akuza për Persea Malaveci, dhe E.P.

Gjykata vendosi ‘detyrim paraqitjeje’ për 19-vjeçaren Malaveci, dhe mbikëqyrje nga prindërit për të miturën 17-vjeçare, me inicialet E.P. të dyja të akuzuara për "pornografi", parashikuar nga neni 117/2 dhe 25 i Kodit Penal”.

Seanca ka zgjatur gati 2 orë e 30 minuta. Në seancë dy avokatët kanë kërkuar masë më të butë sigurie se ajo që kërkoi Prokuroria, që iu pranua dhe nga Gjykata, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë për të provuar përgjegjësinë e vajzave dhe të të rinjve të tjerë të përfshirë në këtë krim.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim' prezanton të hënën programin, Alibeaj në Report Tv: Rama e Berisha duan të asgjësojnë partitë e reja

Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim' prezanton të hënën programin, Alibeaj në Report Tv: Rama e Berisha duan të asgjësojnë partitë e reja