Porosia e fundit/ Kanabis në makinë e në magazinë, arrestohen tre persona në Kavajë (VIDEO)

Tre persona janë vënë në pranga nga policia e Kavajës pasi janë kapur me 11,7 kg kanabis. Tre të arrestuarit janë Muharrem Kërçuku, 23 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, Orges Leka 25 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë si dhe E. M. 40 vjeç, lindur dhe banues në Divjakë.

Personat në fjalë janë arrestuar në kuadër të operacionit 'Porosia e Fundit' ku si fillim u kap në flagrancë Muharrem Kërçuku, 23 vjeç, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet një sasi prej rreth 1 kg lëndë narkotike kanabis, si dhe një sasi lekësh që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dy aparate celulare që përdoreshin për të siguruar klientelë, si dhe një automjet që mundësonte shpërndarjen e lëndës narkotike.

Operacioni më tej ka vijuar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, në fshatin Çermë, ku u bë arrestimi i  Orges Leka, 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij afër vendit ku banonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej  rreth 10,7 kg lëndë narkotike kanabis. Po në kuadër të operacionit, u bë dhe kapja e Edison Malki, 40 vjeç banues në Zharnec-Divjakë.

Të arrestuarit do të përballen me akuzën e “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë