VLORE - Policia e Vlorës zbulon një rrjet të trafikut të drogës Itali- Shqipëri. Banda përdorte agjencitë e udhëtimit për të zbatuar porositë të ndryshme nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe brenda këtyre porosive improvizonin vende të fshehta ku vendosnin lënden narkotike të llojit marijuanë.

Operacioni antidroge i koduar "Porositë" arrestoi Malush Halimin, banues në Vlorë. Ai akuzohet për trafikim narkotikesh. “Gjatë operacionit të djeshëm u sekuestruan 5 kg marijuanë të cilat ishin fshehur brenda tubove metalike te 2 tenda dielli.”- njofton sot policia e Vlorës.

“ Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë në Shqipëri dhe Itali, kanë tentuar të trafikojnë marijuane duke përdorur sì korrierë agjensi udhëtimi me të cilat dërgonin porosi të ndryshme nga Shqiperia në drejtim të Italise dhe brenda këtyre porosive improvizonin vende të fshehta ku vendosnin lëndën narkotike të llojit marijuanë.”- sqaron njoftimi për shtyp.

Fale hetimeve me metoda bashkëkohore për këtëe grup janë dokumentuar 4 raste të trafikimit të drogës në mënyra te ndryshme dhe pritet që shumë shpejt në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese Italiane të prangosen edhe anëtarë të tjerë në Shqiperi dhe Itali si pjesë e ketij rrjeti kriminal.

Operacioni nga Strukturat Kunder Krimit te Organizuar ne Drejtorine e Policise Qarku Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Renda.

(sg/shqiptarja.com)