SHKODER- Policia e Shkodrës ka goditur gjatë kësaj të enjte një bandë që grabiste shpërndarësit e picave.
Preja e tyre e fundit ka qenë një natë më parë, kur grabitën një shpërndarës picash, të cilit i morën xhiron ditore të punës dhe më pas e dhunuan.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të një hetimi një mujor, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Pizza Express”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur dokumentimi i 3 vjedhjeve me dhunë dhe arrestimi në flagrancë i tre autorëve të dyshuar Ilir Mhillaj, 31 vjeç, banues në Shkodër, Vate Mhillaj, 24 vjeç, banues në Shkodër, Prekë Mhillaj, 21 vjeç, banues në Shkodër.
Të tre këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 3 ngjarjeve të rënda kriminale, të ndodhura në periferi të qytetit të Shkodrës, në orët e vona të natës.
Sipas policisë, grabitja e parë ka ndodhur më datë 24.12.2016, ku është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale Xh.M. Grabitja e dytë më datë 22.01.2017, ku është vjedhur me dhunë shtetasi me iniciale E.D.
Ndërsa grabitja e tretë është regjistruar një natë më parë në qytetin e Shkodrës, ku është vjedhur me dhunë E.L, i cili po shpërndante pica.
Tre autorët, pasi bënin porosi në piceri të ndryshme të qytetit, iu dilnin para duke iu prerë rrugën dhe të maskuar me kapuça dhe paruke, ushtronin dhunë ndaj të dëmtuarve dhe ju vidhnin motorat dhe sendet personale si, celularin dhe portofolin.
Me cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
• 1 mjet tip "Volsvagen", me targë AA086GK
• 1 armë gjahu
• 2 motorcikleta “Dajang”
• 6 granata
• 5 ndezësa të pa montuar
• 2 palë paruke
• 1 palë doreza plastike
• 2 kapuça
• 10 telefona të markave të ndryshme
• 3 telefona celular “Sony Erikson” dhe 2 “IPhone”
• 10 karta sim
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Vjedhjes me Dhunë” , kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 139, 25 e 278 të Kodit Penal.
Grabitja e shpërndarësit të picave një natë më parë
Një shpërndarës picash në qytetin e Shkodrës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bardhajt. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë dhunuar shpërndarësin e picave dhe i kanë marrë një shumë e konsiderueshme parash.
Autorët, identiteti i të cilëve nuk dihen ende, janë larguar me shpejtësi. Policia po bën krehjen e zonës për kapjen e autorëve.
[gallery]20770[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO