'Gjysmëfinalja', 35 të arrestuar, 18 nën hetim për lojëra fati! 1100 policë aksion në të gjithë vendin, sekuestrohen 5 mln lekë, kompjutera e tavolina pokeri

Pas mbledhjes së kupolës së re të policisë me ministrin e Brendshëm, Blendi Çuçi, ku në fokus ishte goditja e veprimtarive kriminale, policia ka zbritur në terren duke e nisur me lojërat e fatit.

Teksa luhej gjysmëfinalja e dytë për kampionatin europian Danimarkë-Angli, gjatë operacionit "Gjysmëfinalja" të zhvilluar mbrëmë në 12 qarqet e vendit për goditjen e lojërave të fatit, janë janë arrestuar 35 persona ndërsa janë vënë nën hetim 18 të tjerë.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin përmes 1100 punonjësve të policisë janë arrestuar 19 persona në Tiranë, konkretisht: Arben Shahu, Arnaldo Zenelaj, Skënder Mejdani, Amarildo Duka, Daniel Latifaj, Bruno Lico, Sinan Murati, Enea Çarçani, Miklovan Saka, Indrit Lika, Muhamed Xhafa, Gentian Garuja, Altin Forgali, Gramoz Dragjoshi, Ardian Qosja, Hysni Masha, Besarb Hykollari, Luan Billa dhe Ferdinant Hysenbelliu.

6 persona në Vlorë: Erjon Meminaj, Klejdi Dulaj, Orli Gjyzeli, Jon Zotaj, Marjo Tairaj dhe Romeo  Haderi, ndërsa në Shkodër janë 5 të arrestuar, konkretisht, Nikolin Paja, Muharrem Firi, Silvano Peraj, Ilir Toska dhe Arnes Demolli.

Ndërkaq në Durrës kanë rënë në pranga 2: Xhulio Preçi dhe Briand Muça.  Izet Përkoxha është arrestuar në Bulqizë, Klaudio Çela në Fier e Renaldi Berberi në Korçë.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 15 kompjuterë, 5 makineta për lojëra fati, 16 tabletë dhe 5 mln lekë. Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Njoftimi i policisë:

Operacion kombëtar për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni policor i koduar "Gjysmëfinalja", i zhvilluar në 12 qarqe të vendit, nën drejtimin e  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë operacionit të zhvilluar në të njëjtën orë gjatë mbrëmjes së djeshme u përfshinë 1100 punonjës policie, konkretisht nga Sektorët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në çdo DVP, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme dhe disa grupe të FNSH-së, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit. 

Operacioni, në zbatim të detyrave të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit”. Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i kundërligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve.

Nga kontrollet e ushtruara në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 35 persona, konkretisht 19 persona në Tiranë, 6 persona në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier e  1 në Korçë. Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 18 persona, konkretisht 5 persona në Korçë, 3 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Vlorë, 2 në Berat, 1 në Elbasan, 1 në Mat dhe 1 në Fier.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 15  kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të luftuar paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:44
U prangosën gjatë ndeshjes, zbardhen emrat e 35 të arrestuarve nga Tirana, në Vlorë e Durrës për ushtrim të lojërave të fatit

Gazetari i Report Tv  Sokol Dema ka siguruar emrat e 35 personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” për lojërat e fatit.

- Tiranë. Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” nga DVP Tiranë dhe Komisariateve në varësi u bë arrestimi në flagrancë i 19 shtetasve konkretisht: Arben Shahu, Arnaldo Zenelaj, Skënder Mejdani, Amarildo Duka, Daniel Latifaj, Bruno Lico, Sinan Murati, Enea Çarçani, Miklovan Saka, Indrit Lika, Muhamed Xhafa, Gentian Garuja, Altin Forgali, Gramoz Dragjoshi, Ardian Qosja, Hysni Masha, Besarb Hykollari, Luan Billa dhe Ferdinant Hysenbelliu.

- Vlorë- Në kuadër të operacionit "Gjysmëfinalja", u arrestuan në flagrancë shtetasit Erjon Meminaj, Klejdi Dulaj, Orli Gjyzeli, Jon Zotaj, Marjo Tairaj dhe Romeo  Haderi, .

- Shkodër- Në kuadër të operacionit policor të koduar "Gjysmëfinalja", u arrestuan në flagrancë  shtetasit: Nikolin Paja, Muharrem Firi, Silvano Peraj, Ilir Toska dhe Arnes Demolli.

- Durrës - Në kuadër të operacionit "Gjysmëfinalja", u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhulio Preçi dhe Briand Muça, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

- Fier-Në kuadër të operacionit "Gjysëmfinalja" në qarkun Fier u arrestua shtetasi Klaudio Çela .

- Bulqizë- Në kuadër të operacionit "Gjysmëfinalja", u arrestua në flagrancë shtetasi Izet Përkoxha, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit

-Qarku Korçë, në kuadër të operacionit "Gjysmëfinalja", u arrestua në flagrancë shtetasi Renaldi Berberi.

Gjatë aksionit, policia kontrolli 656 ambiente, prej ku sekuestroi 15 kompujtera, 5 makineta për lojëra fati, 16 tableta që shërbenin për vënie bastesh, 8 tavolina pokeri, 15 DVR, 41 aparate celular, 5 milionë lekë dhe prova të tjera materiale, të cilat shërbimin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën