Porositë e Ramës në takimin me drejtuesit e policisë: Godisni zyrtarët e korruptuar! Zbardhni misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt

Zbardhen detaje dhe porosi të lëna nga Kryeministri Edi Rama në takimin me drejtorët vendor të policisë, kryepolicin Muhamet Rrumbullaku dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Rama ka kërkuar goditje të zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë të përfshirë në paligjshmëri dhe korrupsion, kjo ndikuar edhe nga rasti i fundit i Alda Klosit. Në bazë të porosive të Ramës ka qenë edhe zbardhja sa më e shpejtë e ngjarjeve kriminale që kanë mbetur mister, përfshirë këtu edhe misterin e zhdukjes së Ervis Martinajt.

Burimet bëjnë me dije se Rama kërkoi angazhim maksimal të policisë për situatën para dhe pas zgjedhore për ruajtjen e rendit dhe sigurisë si dhe mos përfshirje të asnjë prej efektivëve të policisë në fushata të partive politike. Menjëherë pas zgjedhjeve policia ka sfidë sezonin turistik, teksa është kërkuar vëmendje maksimale në plazhe.

Sipas burimeve, raste të ngjashme si i 7-vjeçares Jonada Avdija të mos përsëriten dhe kontrollet e policisë të jenë permamanente për të parandaluar ngjarje të ngjashme të rënda. Një ditë parë, ministri Bledi Çuçi tha se do të jenë 40 motorë uji që do të vihen në dispozicion të strukturës së re që do të monitoroj vijën bregdetare.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ligji: 12/01/2023 21:38

    Te pakten, nga neni 1 tek neni 12 i Ligjit per Policine e Shtetit ka shkelur dhe neperkembur Kryeministri yne tuaf. Sec te kujton "refleksionet" e shokut Enver per diskutimin me ndihmesin me pas te burgosur Vahid Lama, mos te kene "lakra ne koke" njerzia se ministrine e brendshme me gjithe polici e ka per vete edhe shoku Rama. Si i stervitur qe i vogel me organet tona te dashura per sigurimin e shtetit.

    Përgjigju
  • frek: 12/01/2023 16:38

    hajduti therret policin dhe i thopte kapeni hajdutin ose ju futa ne burg, kjo esht situata sot ne shqiperi

    Përgjigju
  • Arbërori: 12/01/2023 13:35

    Edvin shkjau shqipfolës ështé duke e formuar policin në parapolici private personale identiske me ate që e ka vllau Vucic në serbi…!

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/01/2023 12:59

    O Fyhrer, do besh polici me Lorenc Panganiken qe eshte ne borderote e krimit? Ti te le pa goje.

    Përgjigju
    • mond: 12/01/2023 17:04

      O dhëndërush! Po të mbeti në gojë Lenci o burrë! Sa e ka pagën atere mqs qenka në bordero? Na trego ndonjë ta shofim? Apo e sheh vetë ti kur firmos pagën tate?

  • AltinTop: 12/01/2023 11:53

    O Mjeshter, policia godet pasi ka goditur prokuroria..Ndrro zanat o Rame..

    Përgjigju
    • shoku: 12/01/2023 12:17

      Ky eshte presioni para zgjedhjeve dmth kujdes se do ju heq te gjithve qe nga ministri e te drejtori I pergjithshem,kryeministri nuk ben mbledhje me drejtore policie.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç