TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme në një takim drejtorët e policisë në të gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet në Vilën 30 në Tiranë, ndërsa mësohet se i pranishëm është edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Ky takim i Ramës me drejtorët e policive vjen në vazhdën e mbledhjes që kreu i qeverisë ka bërë me të gjitha ministrat. Pritet që në këtë takim të bëhet një analizë e punës së drejtorive në çdo qark, si edhe të paraqiten objektivat për vitin 2023.
Një reagim mbi këtë mbledhje e ka pasur edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se është shkelje e statutit të Policisë dhe se sipas tij qëllimi i Ramës është të vërë strukturat e policisë në dispozicion të zgjedhjeve lokale.
Policia e Shtetit mbylli një vit të gjatë ngjarjesh dhe sfidash në 2022, ndërsa për herë të parë u regjistruan më pak se 50 vrasje, konkretisht 43. Edhe për këtë vit janë disa sfida që duhet të përballet, mes tyre edhe zgjedhje lokale të majit, për të gatantuar sigurinë publike në fushatë elektorale.
Ndërkohë që ende mbetet e pazbardhur zhdukja e Ervis Martinajt, që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh sot se kjo çështje nuk mund të zgjidhet me shkop magjik dhe se Policia e Shtetit po punon çdo ditë për të hedhur dritë mbi zhdukjen e Martinaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për takimin që po zhvillon kreu i qeverisë Edi Rama me drejtorët e policisë në të gjitha qarqet e vendit. Berisha shkruan se ky takim është shkelje e statusit të Policisë së Shtetit dhe se mbledhja ka është bërë me qëllim që të vërë në dispozicion strukturat e policisë për zgjedhjet e 14 majit.
“Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë! Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral. Lexoni denoncimin e oficerit dixhital: Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një darkë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe të gjithë Drejtorët e Policisë në të gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht në zonën e Bllokut në vilën nr. 30. Ndërkohë i pranishëm është edhe ministri i brendshëm, Bledi Çuçi”, shkruan Berisha.
Tani i duhet ta siguroi drogen dhe lëvizjen e parave të pista, kètë ia kerkon Vucici këti krimineli Edvin shkjaut shqipfolës
Përgjigju