Nano i prerë me krerët e komisariateve të Tiranës: Dua rezultate, në sitë fermat e bitcoin dhe Call Center mashtruese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur gjatë mbrëmjes në një takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve.

Në këtë takim të parë, Report Tv mëson se Nano ka kërkuar rritjen e kontrollit të territorit përgjatë 48 orëve në vijim edhe për shkak të festës së Halloween-it. Ai ka kërkuar të shtohet vëmendja për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, të mbahen nën vëzhgim personat në kërkim, ata me armë pa leje, si dhe të kontrollohen vendet që kryejnë veprimtari të paligjshme si lloto sportive apo ushtrim prostitucioni.

Nano mësohet se u ka kërkuar vartësve të që të ushtrojnë kontrolle në magazinave, shtëpi me qira dhe vende të tjera që për shkak të konsumit të lartë të energji dyshohet se kryejnë prodhim të paligjshëm të bitcoinve. Dyshohet se ekzistojnë të paktën dhe 10 vende të tilla në Tiranë.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kërkuar krimit ekonomik të bëjë vërë në sitë call centerat pasi shumë shtetas të huaj kanë akuzuar se janë mashtruar nga call centerat që operojnë në Shqipëri dhe që i premtojnë para në bursë, por në të vërtetë i vjedhin.

Report Tv mëson gjithashtu se drejtoria e policisë së Tiranës ka kërkuar të shkëmbejë informacion me atë të Fierit, të Kavajës dhe të Niklës për ngjarjet e fundit kriminale pasi dyshohet se autorët e këtyre ngjarjeve fshihen në Tiranë. Bëhet fjalë për atentatin ndaj Demir Backës në Fier dhe grabitjen në shtëpinë e Nazmi Çangu në Nikël.

 TABELA E NDRYSHIMEVE NË POLICINË TIRANË:

1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2. Bujar Mehmeti - Komisariati nr. 1

3. Edmond Pjetri - Komisariati nr. 2

4. Altin Lila - Komisariati nr. 3

5. Petrit Halo - Komisariati nr. 4

6. Oliger Torba - Komisariati nr. 5

7. Sali Skura - Komisariati Shijak

8. Emiljano Pashaj - Komisariati Kavajë

9. Agim Hoxha - Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

10. Edmond Meshini - Specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

11. Julian Qyta - Shef i Seksionit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Tiranë

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhepi ish polici rrugor: 01/11/2021 16:23

    O Z. Nano te kishe perfshire ne rradhet e drejtuesve te policise edhe Edmond Kosenin sepse ai i di ku hane dhe ku rrine dhe veprojne kriminelet dhe hajdutey

    Përgjigju
  • Anarki: 31/10/2021 00:18

    35 vjecari perdhunon 23 vjecaren Drejtori i Pergjithshem urdher shkoni kapni armen e krimit

    Përgjigju
  • Po llotot E Droga ashashi..: 30/10/2021 21:27

    Keni llotot me shume se ne fundin e marrezise.. Lokalet full me lloto. Leri perrallat e bit coin e call center. Apo ske ci ben gomarit I bie samarit.. Merruni me ashashin e hajdutet se jane lagjet full Dhe trafikant e shperndares droge ne cdo cep Lagje, kontrolloni me ca levizin dhe jeten qe bejne Disa njerez pa pune pa identitet!!! Behuni njehere ne jete burra me moral dhe karakter Merruni seriozisht me kto probleme Lereni show pa lidhje, se u cmend ky popull Spo gjen 1 min qetesi.

    Përgjigju
  • Free: 30/10/2021 20:24

    I njoftoi shoket te bej pak pushim sa te eliminohet konkurenca.

    Përgjigju
  • Parruca: 30/10/2021 18:48

    Ore c’e ka kete punen e bitcoin ky zoti Maliq? C’fare vepre penale perben mbajtja e nje « mineri » kriptomonedhash? Nqs energjia nuk vidhet? Per sa i perket tatimit ose jo te fitimeve qe vijne nga kjo veprimtari, ke nje drejtori tatimesh qe merret me kete pune. Jemi bere shtet qesharak qe c’do gje i kalon policise.

    Përgjigju
    • Parruca: 30/10/2021 21:54

      O Xhabije, mjafton te lexosh komentet tona dhe duket qarte kush eshte shtaza. Kaq! Per me teper shko meso te shkruash shqip nderkohe qe ha sufllaqen e fituar me mund duke komentuar.

    • goni: 30/10/2021 20:39

      @Xhabija ore se interneti i.ka.dhen ze injorantve ne menyre te frikshme, ku dhe si eshte kundraligjit . Pa merak jam un i azhornuar goxha dhe ska nje ligj te sakt ta perkufizoj te paligjshem ne baze thjesht idiotlliqe mediatike dhe politike . Shko kullot lopet shko dhe leji pune qe nuk mer vesh

    • Xhabija: 30/10/2021 20:11

      O 4 thundrrak bitcoinat jane kundraligji. Idjot. Azhornohu dhe fol

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë