Porositësit e vrasjes së Artan
Cukut janë larguar jashtë vendit
Menjëherë sapo është bërë porositja për vrasjen e Artan Cukut, personat që kanë takuar Mikel Shallarin janë larguar jashtë vendit.
Menjëherë sapo është bërë porositja për vrasjen e Artan Cukut, personat që kanë takuar Mikel Shallarin janë larguar jashtë vendit.
Burime nga grupi hetimor I thanë Report TV, se nga informacionet që kanë marrë nga vrasësi i Cukut Mikel Shallari, rezulton se porositësit kanë ikur jashtë vendit përpara se të kryhej vrasja.
Këta persona i kanë dhënë rreth 25 mijë euro Mikel Shallarit për të vrarë komisarin dhe më pas janë larguar pa u regjistruar në sistemin TIMS.
Nga kontrollet që Policia ka bërë në Fier dhe në Vlorë këta persona që janë shpallur në kërkim, nuk kanë qenë aty.
Të njëjtat burime theksojnë se bëhet fjalë për një grup kriminal i cili vepron në zonat e Fierit dhe Vlorës.
Pikërisht ky grup ka porositur vrasjen dhe njëri prej personave që është shpallur në kërkim është nga Fieri, identiteti i të cilit po mbahet sekret nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia.
Ky grup kriminal, sipas hetuesve, është goditur nga Artan Cuku në kohën që ka qenë Drejtor i Policisë së Vlorës.
Në vitin 2012 Cuku ka rihapur një dosje të vjetër për vrasjet në vitin 1997 dhe më pas janë arrestuar 2 persona, të cilët mendohet se janë hakmarrë duke porositur vrasjen e komisarit.
Emrat e këtyre personave i janë dhënë hetuesve nga Mikel Shallari, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, në këmbim të mbrojtjes së familjes.
Mikel Shallari ka treguar gjithashtu se si ra në kontakt me këta persona dhe se e vëzhgoi Artan Cukun për disa ditë me radhë, derisa vendosi të kryente atentatin.
Artan Cuku u vra mbrëmjen e 8 prillit me 8 plumba dhe vrasësi I tij Mikel Shallari, u zbulua nga AND-jan në rrobat që ai hodhi në një kosh pranë postës nr.8 në Tiranë.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.2%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3225
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35