Porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori, Gentian Malindi dënohet 13 vite burg, do të vuajë dënimin me 8 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar

Porositi 137 kg kokainë nga Ekuadori, Gentian Malindi dënohet 13 vite burg, do të vuajë dënimin me 8 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar

Gentian Malindi

Gentian Malindi i arrestuar muaj më parë nën akuzën e porositjes së 137 kilogramëve kokainë të kapura në 2019-ën në Portin e Durrësit, është dënuar me 13 vite burg nga GJKKO. Por duke qenë se Malindit i është pranuar kërkesa e tij për gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë dënimin me 8 vite dhe 8 muaj burg.

Procesi ndaj tij kishte nisur në mungesë me gjykim të shkurtuar ndërsa ishte pezulluar prej një viti për shkak se nuk u arrestua dot nga autoritetet. Pas arrestimit, ndaj tij u riçel hetimi po me gjykim të shkurtuar, ndërsa ai dhe avokati i tij.

Kujtojmë se Malindi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2019 për kokainën e zbuluar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’.  Ai ra në pranga të enjten e 27 tetorit në afërsi të Vorës, ndërsa ndaj Malindi ka nisur edhe një procedim tjetër që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Tiranës. Në momentin e arrestimit atij iu gjetën dokumente identifikimi të falsifikuara. Droga për të cilën akuzohet Gentian Malindi si pritës i saj, u kap nga autoritetet greke në Portin e Pireut, ndërsa ngarkesa u zëvendësua me oriz.

Zyra e DEA-s amerikane në Athinë bashkë me autoritetet greke, ndoqën itinerarin e kontenierit, duke përfunduar në Portin e Durrësit, ku ranë në pranga Altin Myslihaka që u dënua me 10 vite burg dhe Ardian Bega i dënuar me 8 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar. Ky i fundit punonte si oficer i Sigurisë në Portin e Durrësit dhe Myslimhaka, pastrues në anijen e peshkimit “Eniway”. Përfshirja e Malindit, u zbulua nga përgjimet por edhe nga dëshmia e të dënuarit Ardian Bega.

Si u kap droga

Më 19 gusht 2019 kontejnerët mbërritën nga Ekuadori, transit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare. Pasi kontejnerët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit.

Pas tre ditëve lundrim në det katër kontejnerët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta. Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontejnerët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontejnerin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi, është pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013).

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tan tironsi: 10/01/2023 17:56

    I bie që TAHIRI të ketë trafikuar 68.5 kg .Ca të nënës e Ca te njerkes

    Përgjigju
  • Popull: 10/01/2023 15:51

    Denim sikur te ishte xhepist i keni dhen dhe jo si per trafikim kokaine 137 kg,e provofshi ku tju dhembi me shume se cfar deme jep kokaina o gjyqtar te qelbur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025