TIRANE - Sipërmarrësi i kompanisë importuese të gazit "Prima Gaz" Ilir Karçini, u arrestua sot nga skuadra speciale e policisë së kryeqytetit, me akuzën se kishte ofruar 120 mijë euro për të ekzekutuar konkurentin e tij që sipas burimeve pranë grupit të hetimit rezulton të jetë sipërmarrësi i Romano Port, Piro Bare.
Biznesmeni Piro Bare i kontaktuar nga A1 Report ka dekalruar se, ja ka lënë drejtësisë këtë çështje dhe nuk mund të jepte më shumë detaje në lidhje me të. “Jam në një pozitë ku nuk mund të flas për këtë çështje. Gjithçka do të sqarohet nga drejtësia nuk mund të jap informacione të tjera”, deklaroi Bare.
Karçini kishte kontaktuar Andon Mëhillajn për atentatin, dhe ky i fundit ia kishte besuar dy vrasësve të grupit të tij me pagesë, Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjikona.
Ky është atentati i dytë ndaj biznesmenit Bare, pas gushtit të vitit 2011, kur e shpëtoi vetëm sasia e vogël dhe e pallogaritur mirë e tritolit që i shpërtheu në makinë.
Vrasja e biznesmenit të hidrokarbureve, Piro Bare, ishte parashikur të kryhej në datën 25 janar pranë Kodrave të Liqenit Artificial por u parandalua falë arrestimit nga policia e Tiranës, po atë ditë të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.
Ilir Karçini, sipërmarrës i kompanisë importuese "Prima Gaz", është arrestuar në Tiranë, dhe më herët Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë në mungesë dhe në fshehtësi të plotë masën e sigurisë më burg për të.
ORA 16:43 BARE PËR A1 REPORT: DREJTËSIA TË ZBARDHË KËTË ÇËSHTJE
Biznesmeni Piro Bare për të cilin Ilir Kaçini kishte paguar 120 mijë euro për ta vrarë, ka deklaruar për A1 Report se, ja ka lënë drejtësisë këtë çështje dhe nuk mund të jepte më shumë detaje në lidhje me të.
“Jam në një pozitë ku nuk mund të flas për këtë çështje. Gjithçka do të sqarohet nga drejtësia nuk mund të jap informacione të tjera”, deklaroi biznesmeni Bare i kontaktuar në telefon nga A1 Report pas arrestimit të Ilir Karçinit.
Sipërmarrësi i portit të Porto Romanos tha se, nuk ndodhej në Shqipëri. “Unë ndodhem jashtë Shqipërisë, ia kam lënë drejtësisë të merret”, tha shkurtimisht për A1 Report, biznesmeni Piro Bare.
ORA 15:00 OBJEKTIV I VRASJES, BIZNESMENI PIRO BARE
Sipas burimeve pranë grupit të hetimit rezulton që objektiv i vrasjes të jetë Piro Bare i cili ka marrë me koncension "Romano Port" por gjithashtu kishte dhe monopolin e importit të gazit.
Burime nga A1 Report mësojnë se Sinanaj ishte kontaktuar nga Andon Mëhillaj i cili ishte kontakti i vrasësve me pagesë dhe porositësve. Mëhillaj dhe Sinanaj kishin pirë kafe në një lokal ku ndodhej biznesmeni Piro Bare që ishte objektiv dhe aty i ishte thënë se duhej i vdekur.
KONFLIKTI MES KAÇINIT DHE BARES PERFUNDOI TEK AUTORITETI KONKURRENCES
Konflikti midis Ilir Karçinit dhe Piro Bare për shkarkimin e anijeve me gaz të lëngshëm për djegie nga Prima Gas e Karçinit në 11 prill 2012 ka përfunduar në autoritetin e konkurencës.
Karçini ka paditur Baren tek ky autoritet se pa të drejtë, nuk lejonte kompanitë Prima Gas dhe Mareoil të shkarkonin anijet në Durrës duke i detyruar të zbrazeshin në Vlorë, duke i rritur kostot kompanisë së Karçinit, që edhe pse fitoi mbi padinë nuk arriti të shmangë konfliktin me Baren.
Në këtë pikë autoriteti i konkurencës ka vendosur se shoqëritë Romano Port kishte abuzuar në tregun e shërbimit të shkarkimit të gazit, por në këto dy vjet, të dy biznesmenët kishin shtuar përplasjet me njëri-tjetrin.
NE 2011 BARE I SHPETOI ATENTATIT
Ky është atentati i dytë ndaj biznesmenit Bare, pas gushtit të vitit 2011, kur e shpëtoi vetëm sasia e vogël dhe e pallogaritur mirë që i shpërtheu në makinë.
Nga shpërthimi i ndodhur në zonën e plazhit të Durrësit, nuk pati dëmtime serioze Bare dhe as familjarët e tij që gjendeshin në makinë.
ORA 14: 48 MBERRIN NE DREJTORINE E POLICISE, ILIR KARÇINI
Biznesmeni Ilir Karçini nën masa të forta sigurie u shoqërua në Drejtorinë e Policisë. Ai vendos në ambientet e izolimit të sigurisë së Drejtorinë e Tiranës.
A1 Report ka filmuar momentin e mbërritjes në ambientet e izolimit të sigurisë së Lartë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të biznesmenit Ilir Karçini. Në pamje duken masat e shumta të sigurisë që kryejnë shoqërimin e tij për në ambientet e izolimit. Gjatë operacionit Karçini nuk ka bërë rezistencë.

(Foto: Shoqërimi në Policinë e Tiranës i biznesmenit Ilir Karçini) Foto të tjera
(Video A1 Report: Shoqërimi në polici i Ilir Karçinit)
GJYKATA E KRIMEVE TE RENDA DHA MASEN E ARRESTIT
Ndaj Karçinit Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë në fshehtësi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë. Vetë Julian Sinanaj ka rrëfyer në polici atentatin ndaj biznesmenit të karburanteve, i cili ishte planifikua për më datë 25 janar 2014, pra ditën kur u arrestua.
Burimet thanë dje për këtë televizion se njeriu që ishte vënë në shenjestër zotëron depozita nafte në zonën e Porto Romanos në Durrës dhe dhjetëra karburtante në disa rrugë kombëtare të vendit.
PSE DESHTOI VRASJA E BIZNESMENIT TE HIDROKARBUREVE
Vrasja e biznesmenit të hidrokarbureve, e parashikuar të kryhej në datën 25 janar pranë Kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, u parandalua falë arrestimit nga policia e Tiranës,po atë ditë të vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.
Për këtë vrasje ishte kontraktuar edhe vrasësi tjetër me pagesë Ndriçim Gjikona, por të dy këta u konfrontuan për shkak se Gjikona nuk po sillte automjetin me të cilin do kryehej krimi.
Përplasja mes këtyre dhe frika se mos do visheshin kundër njëri-tjetrit solli fillimisht rrëfimin e Gjikonës në polici, dhe më pas kërkesën në izolimin e policisë të Sinanajt për të bashkëpunuar me hetuesit.
Pak ditë ditë parë policia arrestoi dhe një tjetër porositës të grupit të vrasësve me pagesë, Marjon Mitron, i akuzuar për vendosjen e eksplozivit në automjetin e Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, si edhe për shpërthimin në banesën e kreut të Partisë Demokratike të Vlorës, Ardian Kollozi në 1 qershor të vitit të kaluar.
VRASËSI ME PAGESË JULIAN SINANAJ U ARRESTUA NË 25 JANAR 2014 TE '21 DHJETORI'
Julian Sinanaj u arrestua më 25 Janar 2014 në zonën e 21 Dhjetorit në flagrancë nga policia e kryeqytetit. Policia i sekuestroi 27-vjeçarit një pistoletë TT, një iPad dhe një aparat fotografik, me të cilin vrasësi serial fotografonte personat që do të vriste.
Julian Sinanaj, lindur në Elbasan dhe banues në Vlorë, është autor i mbi 20 vrasjeve, disa prej të cilave edhe në shtetin grek.

(Foto: Arrestimi i vrasësit serial Julian Sinanaj me 25 janar dhe pistoleta që iu sekuestrua, atë ditë që ishte planifikuar dhe ekzekutimi i biznesmenit Piro Bare)
/Shqiptarja.com

Romano Port, kapet biznesmeni">