Policia Rrugore ka ndaluar shoferët që ‘fluturojnë’ në rrugë me një shpejtësi ‘të çmendur’. Gjatë natës së kaluar, policia ka pezulluar 11 leje drejtimi, ndërsa ka pikasur makina me shpejtësi nga 169 km/orë deri në 222 km/orë.
Ndërkohë, uniformat blu nuk kanë kursyer as mjetet luksoze, si Porsche Cayenne, Audi Q7 apo Benz Evo, që sipas policisë, janë ndaluar pasi lëviznin me shpejtësi marramendëse.
Njoftimi i policisë:
Me Policine Rrugore te Tiranes ne rrugen interurbane Tirane-Durres. Vijojne kontrollet me Radar per parandalimin e aksidenteve. 11 Leje Drejtimi te pezulluara gjate tre oreve te fundit.
Shpejtesi qe variojne nga 169 km/h e deri ne 222 km/h ne rrugen interurbane Tirane-Durres dhe ne prezence te ujit ne rruge si pasoje e motit me shi, jane rrezik potencial per jeten dhe sigurine rrugore.
Makinat luksoze Porsche Cayenne, Audi Q7 e Benz Evo nuk bejne perjashtim nga Radari e as nuk jane garanci per te fluturuar por per te udhetuar kendshem duke zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor. Ec ngadale qe te shkosh larg. Destinacioni me dy apo tre fish shpejtesi mbi normat e lejuara e ne lageshti eshte i rrezikuar ose pothuaj i pamundur.
(Policia kontrolle gjatë natës)
Turp I madh kur ne pershkrimin e ngjarjes shkruami:nuk u kursyene as makinat luksoze,nga cili planet vine keta PLEHRA qe shesin pordhe me parate e Z E Z A,dhe rrezikojne me shume j.e njerezve!?!?!?
PërgjigjuBravo rinia. Doni te shkoni ne Europe sa ne shpejt te jete e mundur
PërgjigjuNjerëzit janë të sëmurë dhe ngasin. Kjo është më e madhe se * shpejtësia rrotullohet * e një Cessna!
Përgjigju