Kryetari i Komisionit të Dezinformimit, Erion Braçe në një deklaratë për mediat sqaroi sot se kanë përfunduar dëgjesa publike me institucionet dhe puna do të vijojë me grupet e ekspertëve dhe deputetët. Ndërkohë, Braçe ngre problematikën e boshllëkut ligjor që nuk u lejon institucioneve të reagojnë në rastet e dezinformimit.
Braçe u ndal edhe tek deklarata e ministrit të Brendshëm se dezinformimit rus i janë shtuar edhe portale në gjuhën shqipe. Braçe tha se është e vështirë për të identifikuar se kush qëndron pas këtyre portaleve.
Jemi zbuluar, është shqetësim i madh. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit bëjnë me dije se janë në boshllëk të plotë ligjor për të vepruar për ndërhyrjet e huaja që predorin dezinformimin për të goditur institucionet apo për të krijuar ndarje të qartë në shoqëri. S’ka bazë ligjore për të vepruar në të tilla raste.
E dyta, ka krijuar një problem të madh informaliteti veçanërisht në adresat e përdorura në rrjetet sociale dhe internet. Adresa që funksionojnë si ofrues shërbimi mediatik, të lajmeve, apo mungesa të identifikimit të drejtuesve të atyre që janë vërtetë media e që janë portale. Shumë e vështirë në rastin e dezinformimit për ti identifikuar se kush është pas këtyre portaleve. Jemi në dijeni të qartë të portaleve në gjuhën shqipe por që kanë origjinë Rusinë dhe vende të tjera keqdashëse. S’ka instrument që të adresojë problematikën e këtyre portaleve. S’ka instrument që të merret me portale që kanë origjinë ruse dhe që janë në gjuhën shqipe. Problemi i madh mbetet dezinformomi i brendshëm, nuk janë formale dhe nuk mbajnë përgjegjësi për ata që thonë.
Lajmi kryesor:
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 20:45
Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?
-
Po
76.5%
-
Jo
19%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4592
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Studio Live'/ Ndikimi rus në media, Poli Hoxha: Ka marrëveshje me SHBA për dezinfomimin! Toska: Rama po kërkon të kontrollojë mediat sociale
4 Dhjetor, 18:08
-
Trump rrëzon kërkesën e Zelenskyt për anëtarësimin në NATO: Furnizim me armë, pezullim i luftës
4 Dhjetor, 14:51
-
Rusi/ Asteroidi ndriçon qiellin e Siberisë përpara se të rrëzohet! NASA kishte dhënë alarmin dhe për goditje në Tokë (VIDEO)
4 Dhjetor, 14:39
-
Hoxha: Rusia luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, i janë shtuar edhe portale shqip! Braçe: Nëse dezinformimi nuk adresohet, ndikon zgjedhjet
4 Dhjetor, 10:45
-
Ukraina menjëherë në NATO! A është e mundur kjo?
4 Dhjetor, 08:51
-
Rusia akuzon Ukrainën për mbështetjen e rebelëve në Siri
4 Dhjetor, 08:07
-
Shpërthimi në Zubin-Potok, Agim Nesho: Akt terrorist! Pjesë e strategjisë për të rikthyer dominimin serb në rajon! Tensionet mund të rriten, Kosova të ketë kujdes
3 Dhjetor, 19:37
-
Gjeorgji/ Qytetarët protestojnë kundër vendimit të qeverisë për pezullimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE! Arrestohet lideri kryesor i opozitës (VIDEO)
3 Dhjetor, 15:27
-
Rusia refuzon propozimin e Zelenskyt për fundin e luftës: Ukraina jo në NATO, territoret e pushtuara na mbeten neve
3 Dhjetor, 12:17
-
SHBA-ja njofton ndihmë të re ushtarake për Kievin prej 725 milionë dollarë
3 Dhjetor, 08:35
-
Gjykata Ndërkombëtare Penale: SHBA dhe Rusia po ndërhyjnë në hetimet tona! Po kërcënohemi si organizatë terroriste
2 Dhjetor, 20:07
-
Ministrja e Jashtme e Kosovës Gërvalla: Serbia e ka portofolin në Bruksel e zemrën në Moskë
2 Dhjetor, 19:25