TIRANË - Drejtoresha e ASHI, Linda Karcanaj një ditë pas prezantimit të Portali qeveritar e-Albania i cili ofron një sërë shërbimesh ka dhënë një intervistë për A1 Report ku ka deklaruar se nga ky shërbim janë të shumtë qytetarët, bizneset dhe vetë nëpunësit e administratës publike mund të përftojnë.
Më tej në studion e A1 Report Karcanaj theksoi se brenda vitit 2016 do të kemi rreth 400 shërbime elektronike në portalin E-Albania.
Një tjetër shërbim që Karcanaj e theksoi është përdorimi i kartave të kreditit për të paguar faturat e ndryshme.
Intervista me Drejtoreshën e ASHI, Linda Karcanaj
E-Albania një projekt i rëndësishëm i lançuar i rikonceptuar një ditë më pare. Per ta sqaruar dhe per publikun çfarë është E-Albania.
Portali qeveritar e-Albania është një portë unike në internet ku qytetarët, bizneset dhe vetë nëpunësit e administratës publike mund të përftojnë shërbime elektronike. Portali shfrytëzon platformën qeveritare të ndërveprimit në të cilën institucionet lidhen dhe shkëmbejnë informacione me njëra-tjetrën. Portali së bashku me platformën qeveritare të ndërveprimit nëpërmjet të cilës institucionet ndërveprojnë duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale, janë pjesë e rëndësishme e strategjisë së qeverisë për të ofruar shërbime elektronike nëpërmjet një pike të vetme kontakti.
Pse lindi nevoja për një rikonceptim, dhe te cili model u bazuat?
Ky portal u publikua fillimisht ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë, me 12 shërbime, mungonte Payment Gateway, nuk ishte lehtësisht i përdorshëm dhe kishte problem funksionale. Portali u ridizenjua plotësisht, është me estetik, me I lehte dhe me praktik. Paralelisht me ndryshimin e dizajnit, portali sjell edhe risinë më të madhe që pas lindjes se tij: mundësinë e pagesave online. Tani, nëpërmjet kartës së kreditit, qytetarët dhe bizneset mund të paguajnë faturat e dritave dhe ujit, taksat e makinës dhe tarifat për aplikime te ndryshme, nëpërmjet portalit. Gjithashtu portal vjen dhe ne versionin e një aplikacioni të dedikuar për android dhe iOS.
Si do funksionoje e kam në sensin që qytetarët si do e kenë aksesin, dhe a është i sigurt për të dhënat personale e kam fjalën? Pasi behet fjalë për aplikime që kërkojnë dhe të dhëna që lidhen me llogari bankare etj.
Portali mundëson aksesin e sigurt, duke përdorur kartën e identitetit dhe ne kohe reale sigurohet kontrolli me platformën Aleat, që është dhe kompania përgjegjëse për prodhimin e kartave te identitetit dhe nënshkrimin elektronik për qytetaret. Përsa i përket pagesave online mundësinë lidhjen me bankat dhe qytetari ndodhet në ambientin e sigurt të bankës.
Sa shërbime janë aktualisht dhe sa do të përfshihen në të ardhmen. I referohem dhe deklaratës së Kryeministrit Rama për shtrirje në gjithë vendin dhe Bashkitë.
Gjatë 18 muajve të fundit, numri i shërbimeve elektronike ka arritur në mbi 150 dhe numri i institucioneve te lidhura në platformën e ndërveprimit 21. Në portal janë mbi 600 shërbime informuese, nëpërmjet te cilave, qytetaret dhe biznesi mund te informohen për procedurat, dokumentacionin dhe vendndodhjen e marrësit te shërbimit. Brenda viti do te shtohen edhe 89 shërbime të reja elektronike, ndërsa numri i institucioneve të lidhura me Platformën Qeveritare të Ndërveprimit do të arrijë në 32.
Po për te ardhmen çfarë risish parashikoni? Është mundësia për një dixhitalizim për gjithë shërbimet.
Puna për shtimin e shërbimeve të reja tashmë ka nisur dhe kjo do te vazhdoje çdo vit deri në dixhitalizimin e plote të të gjitha shërbimeve. Kjo do te involvojë dixhitalizimin e të gjitha bazave të të dhënave, krijimin e sistemeve te reja, lidhjen e tyre ne platformën qeveritare te nderveprimit. Ashtu siç e theksova më sipër, kjo është një rrugë e gjate, por ne jemi ne rrugë të mbarë tashmë, duke synuar qe brenda vitit 2016 te kemi rreth 400 shërbime elektronike ne portalin E-Albania.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com