Nuk është mirëpritur nga demokratët deklarata e europarlamentarit Knut Fleckenstein i cili theksonte se kërkesat e Lulzim Bashës dhe PD-së janë absurde.
 
Portali i Shkëlzen Berishës me anë të një shkrimi ka arritur deri aty, sa shkruan “Knut, Knut, mos ha një…”.
 
Sipas këtij portali, Fleckenstein merr bakshishe të majme nga mafia e Tiranës, për të sulmuar opozitën.
 
Akuzat vijnë në një kohë kur deklaratat e Flenckenstein janë në një zë me ato të Uashingtonit, Brukselt e  Berlinit zyrtar.

Ndërkombëtarët janë shprehur që PD duhet të hyjë në Kuvend dhe të marrë pjesë në zgjedhje.

knut flenckestein sulmohet nga syri
(Shkrimi ne portalin e Shkelzen Berishes)

Redaksia Online
Shqiptarja.com