Portali i familjes Berisha: Yuri Kim drekoi për katër orë në Hamallaj me Bashën dhe Tabakun, a është paguar me rubla ruse?

Portali i familjes Berisha: Yuri Kim drekoi për katër orë në Hamallaj me Bashën dhe Tabakun, a është paguar me rubla ruse?

Yuri Kim

Portali familjes së Sali Berishës ka botuar sot një shkrim ku thotë se ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar ditën e sotme në Hamallaj të Durrësit, deputetin demokrat Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun për katër orë, ku kanë ngrënë edhe një drekë.

Portali i familjes Berisha ngre pyetjen nëse edhe Yuri Kim ka përfituar nga rublat ruse që Rusia ka dhënë për PD-në gjatë kohës që qeverisej nga Basha. Portali akuzon Yuri Kim se po sfidon Departamentin e Shtetit.

“Kim ka drekuar për rreth katër orë me Bashën dhe tabakun në Hamallaj, pranë vilave të dy deputetëve demokratë. Nuk dihet se çfarë ka biseduar Kim me ta, por ky mbetet një karshillëk i hapur që Yuri Kim po i bën Departamentit të Shtetit amerikan dhe vetë Shtëpisë së Bardhë.

Ishin shërbimet sekrete amerikane së bashku me DASH, të cilat publikuan raportin bombastik për financimet ruse. Nuk ishte aspak rastësi, që në mediat më të mëdha, një zë zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, konfirmoi rastin e Lulzim Bashës për financimet ruse. Pasi dhjetëra media nga më të mëdha në botë, folën për rastin e Shqipërisë dhe të Lulzim Bashës, Kim pranoi me një gjysmë zëri në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, se lajmi është zyrtar dhe i vërtetë. Ndërkohë, kjo ngre një pikëpyetje të thjeshtë dhe të sinqertë: A është paguar edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim nga rublat ruse”, shkruan portali i Berishës", shkruan portali i Familjes Berisha.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 18/11/2022 06:02

    A mund te dime pse Basha eshte ende kryetar i PD-se? Dhe kur eshte ende me ligj kryetar i PD-se, pse shfaqet Aliibeaj si kryetar i PD-se? Cfare fshihet ne lojrat e PD-se?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)