Portali ‘Mësues për Shqipërinë’, Kushi: Mbi 10 mijë mësues të punësuar prej vitit 2014, çdo gjë e bazuar në meritokraci

Portali ‘Mësues për Shqipërinë’, Kushi: Mbi 10 mijë mësues të punësuar prej vitit 2014, çdo gjë e bazuar në meritokraci

Evis Kushi

Ministria e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetin e saj e social Facebook, ka publikuar të dhënat ndër vite të numrit të mësuesve të punësuar përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Sipas të dhënave të publikuara nga ministrja, prej vitit 2014 janë punësuar 10.693 mësues, ndërkohë që ajo theksoi se çdo gjë është bazuar mbi meritokracinë dhe transparencën.

‘Falë tij, lartësohet dita-ditës figura e nderuar e mësuesit, duke shmangur nepotizmin dhe ndikimin e politikës”, shkruan ajo.

Në tabelën e publikuar, ajo çka vihet re është se në viti 2020-2021 pasqyrohet numri më i lartë i punësimeve të mësuesve që prej vitit 2014.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro