DURRES - Eksodi i madh që ka përfshirë të gjithë vendin, ka bërë që Autoritetet e portit të Durrësit të shtrëngojnë masat për kalimin e kufirit të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të zonës Shengen. 

Mbrëmjen e kaluar nga ky port janë thyer dhjetëra qytetarë të cilët kishin prerë biletë për të udhëtuar me linjat e trageteve drejt Italisë. 

Autoritetet portuale kanë kërkuar nga udhëtarët plotësimin e kërkesave të vendosura për zonën Shengen nga qytetarët. 

Arsyet e kthimit të qytetarëve ishin mungesa e shumave monetare 50 euro për cdo ditë qëndrimi si dhe për mungesë të dokumentacionit. 

Autoritetet kanë kthyer mbrapsht edhe ata shtetas të cilët s'kishin ftesa zyrtare nga të afërmit që jetojnë në vende të BE. 

Gjithashtu, mungesa e veshjeve të mjaftueshme për të përballuar një udhëtim disaditor, në jo pak raste është bërë shkak për refuzimin e kalimit të kufirit shqiptar ditët e fundit.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)