Porti i Durrësit, 10 mijë shqiptarë e të huaj në vetëm 5 ditë

Porti i Durrësit, 10 mijë shqiptarë e të huaj në vetëm 5 ditë

Jo vetëm shqiptarët, por të shumtë janë edhe turistët e huaj që zgjedhin të vijnë për pushime në Shqipëri në rrugë detare, duke shtuar kështu flukset hyrëse.

Më shumë se 10 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në vendin tonë nga Porti i Durrësit gjatë 5 ditëve të fundit.

Për të menaxhuar fluksin e lartë të lëvizjeve në terminalin e pasagjerëve mësohet se është shtuar numri i sporteleve.

“Për të shmangur radhët e gjata në Portin e Durrësit, policia e kufirit ka shtuar numrin e sporteleve nga 12 në ditë të zakonshme në 32 në kohë fluksi”, thotë gazetarja Enkelejda Arapi.

Në përgjigje të hyrjeve të larta, kompanitë e lundrimit kanë dyfishuar numrin e trageteve në ditët me më shumë prenotime.

Fluksi i rritur pritet të vazhdojë gjatë gjithë muajit Korrik si dhe deri në dhjetëditëshin e parë të Gushtit./ Lexo.al

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Dosja K/ Historia e ushtarakut Edip Daci, 11 muaj terror në hetuesi dhe internimi në Bulqizë

Dosja K/ Historia e ushtarakut Edip Daci, 11 muaj terror në hetuesi dhe internimi në Bulqizë