Porti i Durrësit, Xhaferaj në ‘Kontrast’: Korrupsion, pse Rithemelimi heshti për disa muaj! Vangjeli: Ndiq paratë për të kuptuar të vërtetën

TIRANË- Porti i Durrësit ka ‘ndezur’ debatet në politikë mes opozitës dhe maxhorancës. Deputeti demokrat, Ferdinant Xhaferaj ka folur në Report Tv mbi projektin e ri, i cili thotë s e eka denoncuar që në muajin shkurt gjatë një interpelance në Kuvend me ministren Belinda Balluku. Xhaferraj thotë se ky nuk është një projekt strategjik siç pretendon qeveria, por korrupsion i pastër.

Në emisionin ‘Kontrast’ me Lorenc Vangjelin dhe Denis Mingën, Xhaferaj ngre pyetjen përse grupi i deputetëve të Rithemelimit ka heshtur kaq gjatë për ta denoncuar këtë port, ndërsa thekson se ata kanë heshtur edhe për projektin e Porto Romanos.

“Në shkurt kam kërkuar interpelancë, ku përballë ballukut kam ekspozuar fakte që pse projekti në fjalë nuk ka të bëjë me një investim strategjik por me një korrupsion. Pse heshti foltorja për disa muaj, nëse unë kam fol që në shkurt. Ka heshtur edhe për investim e bërë në Porto Romano. Investim, pa projekt, ligj, janë qindra milionë euro dhe asnjë fjalë nuk është thënë, heshtën. Ndiq kush janë investitorë për të zbuluar të vërtetën.

Analisti Vangjeli thotë se heshtja tregon qartë që në mes ka interesa financiarë, por pa dhënë të tjera detaje. I pyetur se kush ka interesa, deputetët demokratë apo socialistë, Vangjeli tha se para nuk ka ngjyrë.

"Ka nuanca të tjera në mes. Të tjerë deputetë që nuk flasin, që janë në heshtje për një arsye të dyfishtën. E para sepse askush nuk e njeh projektin ë themel. Mungojnë të dhëna për të krijuar një bindje mbi atë ca është. Ndërthuren interesa, ku pas heshtjes së dikujt mund të zbulohet një interes ose anasjelltas. Po ju jap një indikacion. Do ishte me interes lista e pronarëve real të zonave rreth portit të ri që do të ndërtohet. Duke nisur nga pronësi rreth portit dhe interesave të tjera që janë të ndërthurura mbi ketë bazë. Interesa politike? Në fund të çdo hesapi sido që të vijë edhe kur shikoni sherr dhe shamata dhe paqe të papritur ajo këshilla e hershem që thuhet nga ekspertët e kriminalistikës për politikën shqiptare, ndiq paratë që të kuptosh logjikën e atij që flet hedh brohoret urren. Interesa mirëfilltë financiare. Paraja nuk ka ngjyrë, nuk mban erë edhe kur është e pistë", tha Vangjeli.

Xhaferaj tha se ky projekt bie ndesh me axhendën e integrimit europian, ndërsa komentoi edhe gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama kundrejt opozitës duke thënë se e bën për të zhvendosur vëmendjen pasi është në hall të madh.

“Bie ndesh me axhendën e integrimit. Nëse flasim që prioriteti është integrimi europian. Godet ashpër marrëveshjen e stabilizim asocimit. 816 mijë metër katrorë, që janë e gjithë sipërfaqja, në zonën përreth çmimit varion nga 1500- në 2 mijë euro. Vlera e tokës është 75% e projektit. Pse e bën këtë punë me një ligj,. Zëdhënësja e be ka kërkuar shpjegim, ka kërkuar që autoritet të japim shpjegim si e vlerësojnë këtë marrëveshje me atë të stabilizim asocimit.  Kryeministri vjen sulmon opozitën. Kjo tregon që është në hall të madh”, vijoi Xhaferraj.

Projekti i Portit të Durrësit ka nxitur një sërë debatesh pas kërkesës së qeverisë për të kaluar marrëveshjen në Kuvend me procedurë të përshpejtuar. Opozita akuzon qeverinë së pas projektit për ndërtimin e projektit të Durrësit, fshihet një aferë korruptive, kriminale dhe mafioze, ndërsa kërkojnë më shumë transparencë nga qeverisë na lidhje me projektin.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur