Kryetari i Komisioni të Ekonomisë Erjon Braçe hedh poshtë akuzat e PD-së se qeveria ka dhënë në mënyrë abuzive me koncension ndërtimin e një porti në Karpen të Kavajës.
“Dua te bej me dije se Kuvendi nuk ka votuar asnjë marrëveshje. Sepse nuk ka asnjë marrëveshje. Kuvendi ka autorizuar Qeverinë- Ministrinë e Ekonomisë të hyjë në diskutime për të vlerësuar nëse ka kushte për të arritur në një marrëveshje” -shkruan Brace në Facebook lidhur me Karpenin, ndërsa nuk ka lënë pa përgjigje dhe Flamur Nokën e PD-së i cili pretendon se Edi Rama i ka vjedhur Sali Berishës projektin e rrugës së Shishtavecit.
“Për nevoja elektorale, qeveria e Sali Berishës kishte hapur qindra kantiere, me vepra qe financoheshin me 1 milion lekë të reja.
Kjo rruga e Shishtavecit kishte ne buxhet vetëm 5 milionë lekë. As që e vë në diskutim se rruga u prokurua nën qeverinë e Sali Berishës, tenderin ata e bënë, por në buxhet kishte për të vetëm 5 milionë lekë” thekson Brace në statusin e tij.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Rama: Rindërtohet tërësisht aksi rrugor Kukës-Shishtavec