Porti i Shëngjinit është vlerësuar me çmimin e artë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planifikim strategjik nga organizata ndërkombetare për certifikimin e cilësisë BID grup.
Cmimi Quality Era Award i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës drejtorit të portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.
“Eshte një vlerësim tejet i rëndësishëm që do të thotë më shumë angazhim për ta bërë portin e Shëngjinit një nyje strategjike për veriun e Shqipërisë dhe shtetasit kosovarë” ka deklaruar menjëherë pas kthimit në Shëngjin drejtori Gjovalin Tushaj.
Pas kompanisë shtetërore Ruse Gasprom, porti i Shëngjinit bëhet enti i dytë shtetëror që vlerësohet me një çmim të tillë gold.
Kjo vëmendje ndaj Shëngjinit ka bërë edhe interesimi i të huajve drejt këtij porti të jetë shumë i madh vitet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe investimet.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com