Portieri, Lazio gati rinovimi me
5-vjeçar me Thomas Strakoshën

Portieri, Lazio gati rinovimi me<br />5-vjeçar me Thomas Strakoshën
Tre ndeshje të shkëlqyera si titullar te Lazio dhe më pas rikthimi në stol, pas rikuperimit të Marçhetti-t nga dëmtimi. Thomas Strakosha u cilësua menjëherë si basti i fituar i drejtorit sportiv Igli Tare dhe trajnerit Simeone Inzaghi.

Me kontratën e portierit që përfundon në vitin 2017, në klubin e Serisë A janë vënë menjëherë në lëvizje për rinovimin me Strakoshën. Sipas mediave pranë skuadrës së kryeqytetit italian, pas zgjatjes së kontratës me Parolo-n, tashmë radhën për të rinovuar e ka pikërisht 21-vjeçari kuqezi.

Marrëveshja e re e portierit të Kombëtares shqiptare do të jetë për 5 vitet në vazhdim, çka dëshmon besimin që ka klubi te Thomas Strakosha, që në sezonet e ardhshme do të ketë një rol protagonisti në skuadër.

Gjatë merkatos së verës, Lazio besoi te potenciali i portierit dhe nuk e lejoi largimin e talentit shqiptar Cardiff City në Championshipin anglez. Strakosha e shpërbleu të gjithë besimin e dhënë, ku në tre ndeshje të luajtura si titullar në këtë sezon në elitën e futbollit italian dha garanci në portë, duke mbajtur të paprekur rrjetën përballë Udineses dhe Empolit, ndërsa u thye vetëm në sfidën me Milanin.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara