Për tre ditë më radhë dy kryediplomatët, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias negociuan në hotel "Life Gallery" mosmarrëveshjet që kanë ndarë në dekada Shqipërinë dhe Greqinë.
Pas përfundimit të negociatave të Korçës, pas takimit të Kretës në muajin nëntor 2018, Report Tv ka siguruar foto nga ambientet e brendshme të hotelit ku u zhvilluan bisedimet. Dhomat 501 dhe 503 kanë qëndruar delegacionet, ndërsa në atë 502 janë zhvilluar bisedimet. Në ditën e tretë dhe të fundit, Bushati dhe Kotzias kanë konsumuar në "dhomën e ngujimit" portokalle, banane si dhe ujë.
[gallery]25374[/gallery]
Thjeshtësia tregon qartë tensionin e këtyre bisedimeve dhe fokusin te marrëveshja dypalëshe e cila pritet të shënojë një moment historik mes Tiranës dhe Athinës.
Ndërsa një prej përfaqësuesve të delegacioneve ka lënë me stilolaps një shënim në anglisht. Ndërkohë, ministria e Jashtme deklaroi pas takimit se bisedimet kanë ecur përpara dhe po shkohet drejt zgjidhjes afatgjatë të çështjeve të pazgjidhura ndër vite mes dy vendeve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO