Portreti i aktorit Bekim Fehmiu në
pullën postare të Serbisë/FOTO

Portreti i aktorit Bekim Fehmiu në<br />pullën postare të Serbisë/FOTO
Dje në teatrin “Atelje 212” të Beogradit, u organizua ceremonia e prezantimit të tetë pullave të reja postare me portretet e yjeve teatrore “serbe dhe jugosllave”, siç transmeton portali serb, “Blic”. Botimi i këtyre pullave postare u realizua nga “Pošta Serbije”.

Gjatë këtij përurimi, për aktorin Bekim Fehmiu foli aktorja serbe Ljiljana Dragutinović e cila ndër të tjera tha: 

“Bekim Fehmiu është njëri nga simbolet e filmit, i shpërblyer në vend dhe në botën e jashtme, i cili u veçua veçanerisht në filmin jugosllav të regjisorit Aleksander Saša Petrović, “Mbledhësit e puplave”.

Ajo permendi edhe librin e tij autobiografik “Shkëlqyeshëm dhe tmerrshëm” ku Bekimi shkruan për fëmijerinë e kaluar në Sarajevë, Shkodër dhe Prizren në vitet e pararuftes se Dyte Boterore, deri në vitin 1954.

“Bekimin e ndjeja si vëllaun tim, familja e tij i gjasonte familjes sime, nëna e tij ishte nëna ime. Mes nesh kishte afri vëllazërore dhe respekt të ndërsjellë. Bekimin e doja dhe e respektoja për talentin e tij të madh, për zemrën dhe fisnikërinë e tij të madhe”, tha aktorja Ljiljana Dragutinović.

pulla

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar