Portreti i italianit që vetemërohej
"Komandant" pa qenë as pilot

Portreti i italianit që vetemërohej<br />"Komandant" pa qenë as pilot
TIRANË – “A1Report!” disponon foton e pilotit Italian Giorgio Riformato me veshjen e pilotit, por që pas arrestimit, uniforma rezuloi të ishte false. Edhe pse zotëron një kompani avionësh në Itali dhe vetëquhej “komandant”, ai nuk kishte leje fluturimi dhe ka qënë i akuzuar për mashtrim në vendin e tij.

Giorgio Riformato ka një historitë gjatë në shtetin e tij. 67-vjeçari nga Cassano Spinola në provincën e Aleksandrisë në Itali u bë i njohur për opinionin publik dhe mediat në vitin 2009 pas akuzave për mashtrime nga emisioni i njohur investigativ “Le Iene”.

Riformato kishte marrë nga shteti italian vetëm leje për fluturime turistike dhe asnjëherë për një shkollë fluturimi. Por, nëpërmjet shoqërisë “Yacht Fly Company srl” në emër të tij dhe “Fox Jet Airlines srl” në emër të bashkëjetueses së tij, ai kishte kryer fluturime si aereo- taksi. Por nuk mbaron këtu pasi falë një uniforme prej piloti, gradat përkatëse, kartëvizita si dhe faqet e internetit te shoqërisë se tij arriti të bindë dy pilotë të rinj t’i jepnin nga 20 mijë euro secili.

Një fluturim stërvitor me të kushtonte mesatarisht 1200 euro, por as Riformato dhe as kompania e tij Fox Jet Airlines nuk kishin lejen COA (Çertifikata e Operatorit të Avionit). 67-vjeçari i vetëquajtur “Komandant” refuzoi akuzat duke shpjeguar se fluturimet e kryera ishin stërvitje për ortakët e tij dhe jo për fluturim privat apo komercial. Me uniformën prej piloti, gradat përkatëse, kartëvizita si dhe faqet e internetit te shoqërisë se tij arriti të bindë dy pilotë të rinj t’i jepnin nga 20 mijë euro secili.

Përsa i përket çështjes së 40 mijë eurove të 2 pilotëve të rinj, Riformato tha se nuk kishte asgjë të jashtëligjshme pasi paratë u përdorën për të blerë 5% të aksioneve të kompanisë së tij Fox Jet.

Uniforma false dhe leja PPL për përdorim vetjak avioni e përjashtonin edhe nga regjistrimi në sistemimin TIMS të policisë kufitare në Rinas. Pas firmosjes së marrëveshjesh për fluturimit ndërkombëtare, Shqipëria nuk i regjistron në TIMS pilotët, por në regjistër. Identiteti dhe leja e pilotëve, në këtë rast dhe të Riformatos, verifikohet nga Qendra e Trafikut të Aviacionit Euro-Control në Bruksel, gjatë kërkesës për leje fluturimi në Shqipëri.
 
Riformato jetonte në të njëjtin qytet Mesenzano ku jetonte edhe emigranti shqiptar Saimir Bajrami. Ky i fundit kishte një biznes të vogël, ndërsa Riformato vijonte të ishte i angazhuar në kompaninë aero-taksi.
 
 Giorgio Riformato me dy logo
(Në foto: Giorgio Riformato me uniformën e pilotit)
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit