Portreti i nënë Beglies të këput shpirtin! E vetmuar në varfërinë që i ka tjetërsuar trupin kërkon ndihmë: 57 mijë lekë s'më dalin as për mjekime

KORÇË- Mosha e saj biologjike është 67-vjeçe, por jeta e ka rënduar aq shumë sa që duket larg nga bashkëmoshataret e saj. Në çdo pjesë të trupit ka gjurmë të vështirësive që ka kaluar dhe sfidave më të cilat është përballur. Rinia nuk ka qenë e lehtë për të, por jeta nuk është "treguar" bujare as në moshën e tretë.

Kjo është historia e nënë Beglie Lapit, e cila jeton e vetme në fshatin Mborje, shumë pranë qytetit të Korçës. Është nënë e tre fëmijëve, por ato sot nuk mund t'i gjenden pranë; djali ka ikur për një jetë më të mirë në Greqi, por pa dokumente dhe nuk mund të kthehet të shohë nënën e cila vuan për bukë ndërsa dy vajzat njëra është në Tiranë me dy fëmijët të vegjël,  tjetra në Korçë, por e papunë. Pensioni prej 57 mijë lekë të vjetra nuk i del as për mjekimet dhe për të është luks të mendojë për ushqimet.

Gazetarja Gladiola Hoxha e ka vizituar nënë Beglie në shtëpinë e saj. E ulur në një karrige, me rrobat që i ka shumë masa më të mëdha se trupi i saj i dobët, me shaminë në kokë që e ka vendosur për të fshehur fashën që ka në sy, nënë Beglia kërkon që dikush zemërgjerë të hedhë sytë nga ajo.

"Ndihmë sociale s'kam, kam vetëm një pension 57 mijë lekë, asnjë ndihmë sociale nuk kam nga bashkia. Edhe ndihmat që erdhën tani mua nuk më dhanë. Mua më shikojnë komshinjtë, fëmijët i kam larg s'më ndihmojnë dot. Jeta ime me sinqeritet është shumë e vështirë. Kërkoj ndihmë, ju lutem të më ndihmojnë", tha 67 vjeçarja.

Fati e ka "bekuar" me disa fqinje të mira, të cilët sa herë kanë pasur mundësi e kanë ndihmuar me një pjatë gjellë, por për të mbajtur shpirtin gjallë ajo ka nevojë për më shumë. Sot përmes mikrofonit të Report Tv, fqinjet e nënë Beglies kërkojnë ndihmë, pasi gjendja e saj është kritike.

"Ajo është në pikë të hallit, është në qiell të hapur është e vetme. Ne jemi 3-4 komshije dhe bëjmë gjellë dhe ja sjellim, por kjo nuk ka nevojë vetëm për gjellë i duhen dhe ilaçe", tha një nga fqinjët

"Është në gjendje shumë kritike, ajo po lufton me vdekjen", tha një tjetër nga fqinjët.

*Kush dëshiron të ndihmojë të kontaktojë në numrin e telefonit 0697323032.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/04/2020 01:39

    Ju lutem <<Shqiptarja>> ,merreni kete video dhe dergojani z.Rama ,ndoshta e ndihmon.Mos humbni kohe duke ja derguar bashkise Korce.

    Përgjigju
  • Lira: 06/04/2020 22:56

    Cfar pret nga tjeret kur nuk te ndihmon femija moj zonje.Me 3 femij dhe kaq e vuajtur do thot qe nuk ke ditur ti edukosh.

    Përgjigju
  • Ops: 06/04/2020 21:24

    Shpifje, ska ne kohe rilindje keshte gjerash, perrala njerzit tani ushqehen me mjalte dhe luge floriri

    Përgjigju
  • Tutu: 06/04/2020 18:25

    Mos befshin hair te tre femijet e saj qe nuk jane te zote te plewerojne nenen e tyre...

    Përgjigju
    • Pse: 06/04/2020 19:54

      Nenen e zeze sa e pa fat paska qene ate qe te ben femija sta bon perendia po vajzat we jane bere nene vete pse nuk e marin ne spi mortja ku je zoti madh jo virusi ti fshij po cdo njeri i lig e pastrofte zoti

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet

Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve! Lista me EMRAT dhe qytetet