LISBONË  - Shoferi i një ambulance i cili kishte ndaluar buzë një autostrade pranë Lisbonës për t'u përpjekur të ringjallin një 80-vjeçar u gjobit me 120 euro nga policia rrugore, raportoi sot media portugese.
Ambulanca, në shërbim të zjarrfikësve të Odibos (qendër), ishte rrugës të martën në mëngjes për të dërguar një vitktimë të prekur nga infakrti për në një spital të Lisbonës, kur papritur gjendja shëndetësore u përkeqësua djeshëm. Ekipi mjekësor u detyrua të ndalojë për t'i dhënë ndihmën e nevojshme, por nuk mundën ta shpëtonin nga vdekja.
Të lajmëruar nga amblanca për të konstatuar vdekjen, policët njoftuan shoferin se kishte kryer një shkelje të kodit rrugor për parikm të gabuar, pa pasur parasysh rrethanat e dramës, kjo gjë solli reagim të fuqishëm nga ana e komandantit të zjarrfikësve të Odibos, Carlos Silva.
Shoferi e kishte shlyer menjëherë gjobën. Përballë protestës që shkaktoi ky incident, policia rrugore pranoi dje se kishte bërë një gabim dhe e anuluan këtë gjobë./ATSH/