/ATSH-Arbi Fortuzi/-, Portugalia duket se është 'e frikësuar'  nga Shqipëria dhe ndoshta edhe për këtë arsye tekniku i iberikëve, Fernando Santo ka ardhur në Tiranë dhe ka vizituar Elbasanin për t'u njohur nga afër me situatën.
Edhep se ndeshja mes Portugalisë dhe kuqezinjve e vlefshme për eliminatoret e Eruopianit "Francë2016" do të luhet më datë 7 shtator në "Elbasan Arena, tekniku i skuadrës së Cristiano Ronaldos kërkon të jetë i parapërgatitur për sfidën. Mësohet se pas mbërritjes në Tiranë, fillimisht Santos është akomoduar te Sheraton, ku Portugalia do të akomodohet për ndeshjen përballë Shqipërisë. Santos më pas ka udhëtuar drejt  Elbasanit ku ka vizituar stadiumin "Elbasan Arena" dhe ka  parë terrenin. Aktualisht Portugalia është kryesuese e grupit 'I', por humbja në shtëpi që pësuan nga shqiptarët dhe fakti që KAS mund të japë tre pikët për kuqezinjtë u ka futur frikën portugezëve se mund të jemi në rivali direkt për vendin e parë në grup.