Portugalia mbështet integrimin e
Shqipërisë, Gjosha: Kemi nevojë

Portugalia mbështet integrimin e<br />Shqipërisë, Gjosha: Kemi nevojë
Portugalia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ne ju inkurajojmë të vazhdoni me të gjitha masat që i shërbejnë procesit të integrimit të vendit tuaj. Këtë mesazh përcolli sot Sekretari i Shtetit për çështjet Europiane te Portugalisë, Bruno Maçaes.

Maçaes në vizitën e parë të tijë në Shqipëri, zhvilloi një takim me ministren e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, shoqëruar nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

“I shpreha zotit Maçaes falenderimet në emër të qeverisë shqiptare, për mbështetjen që Portugalia i ka dhënë Shqipërisë për procesin e integrimit, veçanërisht për marrjen e statusit të vendit kandidat qershorin e vitit të kaluar. Gjithashtu, shprehëm dakordësinë e plotë se është me mjaft rëndësi thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve tona mike, në shumë sfera, veçanërisht atë ekonomike”, tha ministrja Gjosha.

Ministrja nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për të gjithë mbështetjen dhe eksperiencën e vendeve anëtare të BE-së, në mënyrë që të avancojë me axhendën europiane.

Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane te Portugalise theksoi se çdo hap progresi që bën Shqipëria drejt Bashkimit Europian shihet dhe vlerësohet nga vendet anëtare, ndaj është me shumë rëndësi ecja përpara me reformat.

Sekretari i Shtetit të Portugalisë shprehu pikëpamjen e tij në lidhje me Politikën e Zgjerimit të Bashkimit Europian. “Jam i bindur se zgjerimi i Europës me vende të reja, ka çfarë të na japë edhe çfarë të na mësojë”, tha Maçaes.

Ministrja Gjosha u shpreh gjatë konferencës se Shqipëria po punon për përmbushjen e 5 prioriteteve dhe është e vendosur të ecë përpara me reformat duke pasur objektiv të radhës hapjen sa më të shpejtë të negociatave.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin