Portugalia e përfundon në vendin e tretë Kupën e Konfederatave që po zhvillohet në Rusi.
 
Luzitanët kanë mposhtur Meksikën me rezultatin 2-1 në ndeshjen për vendin e tretë.
 
Fillimisht portugezët e panë veten në disavantazh pas një autogoli të Netos.
 
Por barazuan me Pepen, ndërsa për golin e fitores mendoi Adrien Silva duke vulosur shifrat në 2-1, edhe pse Ronaldo nuk ishte ne fushe.
 
Finalja mes Gjermanisë dhe Kilit do të zhvillohet në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme.


dy.b/shqiptarja.com