Post-Portokallia e Eneida Tarifës

Pasi mbarojnë të qeshurat edhe aktorët e Portokalli kanë të drejtë si gjithë të tjerët të argëtohen. Eneida Tarifa, Salsano Rrapi dhe Florian Binaj, kanë gjetur mundësinë të shkëputen pa shumë zhurmë nga pjesa tjetër e trupës së varietesë për të festuar në një nga lokalet e Tiranës. Bashkë me ta ka qenë edhe Jonida Aliçkolli, një prej ish-konkurenteve në Big Brother, e cila duket se ka miqësi me aktorët e Portokalli. E sigurisht mënyra më e mirë për të festuar është muzika, alkooli dhe ndonjë cigare, ashtu siç ndodh rëndom me gjithë tokësorët e tjerë kur shkojnë për t’u argëtuar gjatë jetës së natës. Por ndryshe nga protagonistët e tjerë të Portokalli, Eneida Tarifa nuk është nga ato artiste që e tepron me alkool apo duhanin, madje përkundrazi, nuk i vë ato kurrë në gojë, duke e ditur që pikërisht ato janë edhe armiqtë më të mëdhenj për zërin e këngëtarëve.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave