TIRANË -  Punëtorët e kompanisë së kontraktuar nga bashkia kanë vijuar gjatë ditës së martë, punën për ndërtimin këndit të lojrave për fëmijë të parashikuar sipas projektit të bashkisë. Edhe pse pa rrethimin përkatës metalik, të hequr me dhunë gjatë protestës së të hënës, punonjësit vijuar normalisht punën.

Nje dite pas protestes se dhunshme te organizuar nga partia demokratike kunder ndertimit te kendit te lojrave ne parkun e liqenit artificial aktualisht punimet jane duke vijuar me ritme te ngadalta. Gardhi metalik i cili ishte ngritur dje aktualisht nuk eshte rivene ndersa punetoret vazhdojne me hapjen e brasave te kanaleve ne zonen ku parashikohet te kaloje projekti i kendit te lojrave te femijeve

Qytetarët nga ana e tyre vijojnë të mbeten të ndarë sa i përket ndërtimit apo jo të projektit.

"Ajo që ndodhi dje është politike sepse ishin të gjithë deputetët atje"- thote nje banor

"Unë kam mendimin që mos të bëhet fare të mos ndërhyjnë fare këto punëtorët të ikin në shtëpi se është turp është turp, po kalamajt ku do luajnë."-shprehet banorja

"Nuk e di në të gjithë botën kam jetuar 25 vjet në greqi ka lulishte ka kopshte çfarë të duahs ti por Luli vetëm me ly flokët di s di gjë tjetër."-thote banori

"Ne psh që jemi pensionista fëmijët kemi nevojë për këtë liqenin dhe ajrin e pastër do marrim dhe fëmijët vetë do bëjmë xhiro fëmijët do luajnë në park kështuqë është i domosdoshëm."-shprehet banori

Situata dukej e qetë, tek sa punonjësit e hapnin kanalet dhe brazdat ku do të hidhet stabilimenti dhe do të vijohet më pas puna me projektin e parkut, ndërsa në zonë herë pas here kanë partrulluar punonjës policie për të mbikqyrur zonën.

parku

parku
parku
parku
parku
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)