Post Vettingu, Rama: Na jepni
71 mandate të vijojmë reformat

Post Vettingu, Rama: Na jepni<br />71 mandate të vijojmë reformat
Nga Manza e Durrësit, kryeministri Edi Rama u shpreh se pas votimit të Vettingut në Kuvend nis Reforma në Drejtësi, e cila do të pastrojnë pallatin e drejtësisë nga të korruptuarit.
 
Rama u shpreh se të gjithë politikanët që kanë bërë zullume do të marrin ndëshkimin e merituar.
 
Zhbllokimi i Vettingut është një moment historik për Shqipërinë. Tani fillon pastrimi i pallatit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe politikanët që kanë bërë zullume do të marrin ndëshkimin e merituar, kjo është reforma në drejtësi.
 
Njerëzit kanë parë shumë pazare dhe arnime, dhe momente krizash që kanë mbaruar si bllofe, por ky moment nuk ngjan me asnjë me ato momente.
 
Reforma në drejtësi ka qenë objektiv, që ditën e parë, është operacioni më i rëndë që është bërë në trupin e shtetit në 27 vite, pasi e con thikën deri në palcë.
 
Marrëveshja ishte për të shpëtuar Shqipërinë, do jenë zgjedhjet e para që nuk do të kontestohen
”.
 
Rama: PD rrezik, na jepni 71 mandate vetëm
Pavarësisht marrëveshjes, Rama u shpreh se PD vazhdon që të mbetet rrezik për vendin, prandaj kërkon 71 mandate për të formuar qeverinë vetëm.
 
Ndërsa përsa i përket marrëveshjes ai theksoi se sado të na votojnë nuk do të marrim aq vota sa të bëjmë ndryshimet Kushtetuese duke e justifikuar per hir te integrimit.
 
PD u fut në zgjedhje, por ata janë ata që ishin, i njëjti kërcënim për vendin në kuptimin e qeverisjes.
 
Nëse i jepni PS 71 mandate timoni i sigurt, nëse nuk i jepni 71, PS mund të ketë timonin, por kushedi sa mund të ketë në prehër dhe pa rrip sigurie. Nuk jemi më të mirët, por më të mirë nuk kemi parë.
 
Në 25 qershor ata ikin nga qeveria nëse na jepni 71 vota. 


Nëse duhet që të bëjmë më shumë na jepni mundësinë të bëjmë më shumë, por mos na lini në dorën e të tjerëve dhe do të cojmë para reformat.
 
Sado të na votojmë nuk do të marrim aq vota sa të bëjmë ndryshimet Kushtetuese. Dhe patjetër që do të bëhet një gjë që e kemi nisur, do t’i shkojmë deri në fund
” tha Rama.

21 Janari, Rama: Vettingu sapo ka filluar
Kryeministri Rama ka folur për 21 Janarin, duke iu përgjigjur akuzave se ai e shiti duke u bërë bashkë me PD-në.
 
Pse s’është bërë akoma drejtësi për 21 Janarin? Se s’ka dash Edi Rama? Drejtësinë e bëjnë gjykatësit.
 
Me këta gjyqtarë nuk bëhet asgjë. Si e shita unë 21 Janarin kur sot ka filluar vetingu.
 
Vetingu do heqë ata gjykatës që s’ta japin po s’ua bleve. Ka edhe gjykatës me integritet në Shqipëri.
 
Ne duhet të bëjmë sistemin e drejtësinë
” tha Rama.

Mesazhi nga qytetari për Saliun
Kryeministri theksoi se Vettingu tani nuk ka lidhje më me partitë pas votimit, pasi nuk do t’i ndalojnë më ndëshkimet mbi gjykatësit e korruptuar.
 
Më shkruante njëri sot në mëngjes se tani që u bë Vettingu, Saliu nuk do të arrestohet. Vettingu nuk ka lidhje më me ne, me partitë, prandaj nuk e donte PD.
 
Partitë pas votimit të Vettingut nuk i ndalojnë më ndëshkimet mbi gjykatësit, nja 20 ikën nuk e bënë deklaratën, do të kalojnë të gjithë në kontroll
”.
 

Thumbimi për Blushin
Ashtu si mbrëmë në parlament, Rama foli sërish për Blushin dhe akuzat e tij se tani PD dhe PS tani janë bërë bashkë.
 
Se këta të tepsisë, që dalin nëpër banaqe, ata flasin për ju dhe mendjen e kanë të tepsia.
 
Ata flasin për popullin. Ishte njëri dje thoshe ‘katundarë dhe punëtorë çohuni nga Shkodra deri në Vlorë’.
 
Uleni zërin e TV dhe shihjuni fytyrat, e nëse do ju mbushin mendjen se ndonjë fytyrë nga ata atje ka lidhje me ndonjë fshatar, atëherë shkojini e votojini, por asnjë fytyrë aty s’ka lidhje me ju.

 
E shohin këtë punë si byrek si bakllave, si treleçe, kadaif, dhe dalin e thonë jo po u bënë bashkë, e kështu, ashtu..
.” deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër