Posta kundër marrjes së pensioneve
në Bankë: Hiqen punonjësit nga puna
Drejtori i Postës Shqiptare Majlin Lazimi ka kundërshtuar nismën e Ministrit Klosi që pensioni të merret në bankë. Drejtori i postës në një letër dërguar ministrit dhe drejtoreshës së ISSH-së, Vjollca Braho kërkon që pensioni të vazhdojë të merret në postë. I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, Lazimi shprehet letra i është dërguar edhe Kryeministrit.
TIRANE - Drejtori i Postës Shqiptare Majlin Lazimi ka kundërshtuar nismën e Ministrisë së Mirëqenies Sociale që pensioni të merret në bankë. Drejtori i postës në një letër dërguar ministrit Blendi Klosi dhe drejtoreshës së ISSH-së, Vjollca Braho kërkon që pensioni të vazhdojë të merret në postë. I kontaktuar nga “Shqiptarja.com”, Lazimi shprehet letra i është dërguar edhe Kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që thekson se “është një shqetësim real i Postës Shqiptare, pas investimeve që janë kryer vitet e fundit”.
Sipas Majlind Lazimit është e pamundur që 145 mijë pensionistë që sot u shkon pensioni në shtëpi, të shkojnë në bankë për ta marrë atë. Gjithashtu ai thotë se kjo nismë e Ministrisë së Mirëqenies Sociale është në kundërshtim me ligjin.
Po çfarë thuhet në letër dërguar Blendi Klosit dhe Vjollca Brahos?
“Edhe në rast të një tregu të liberalizuar në të ardhmen, nuk gjykojme se është me vend imponimi i një alternative apo një tjetre, si opsioni i parë për pensionistin. Ndërkohë ju bejmnë me dije se mungesa e këtyre të ardhurave për "Posta Shqiptare" SH.A do të çonin në pamundësi financiare për të përmbushur në mënyrë të plotë dhe cilesore jo vetëm shërbimin ndaj qytetarit por do të shkaktonin një kosto të laartë sociale për shkak të pamundësisë të mbulimit të pagave për mbi gjysmën e punonjësve të Shoqërisë ose praktikisht rreth 1200 familjë shqiptarë ti shtohen listës të të papunëve”, - theksohet në letrën drejtuar Klosi dhe Ramës.
Në fund të letrës Majlind Lazimi sygjeron Ministrin Blendi Klosi të rishikojë qëndrimin në lidhje me këtë nisëm.
KlosiGjatë një takimi me përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë, ministri Blendi Klosi dhe drejtoresha e ISSH Vjollca Braho ranë dakort për gjetjen e një gjihe të përbashkët që pensioni të merret në bankë. Sipas Klosit, marrja e pensionit në bankë është një domosdoshmëri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
66.3%
-
Të gabuar
23.1%
-
Nuk kam mendim
10.5%
Vota total: 1858
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Gjykata e Koresë së Jugut hedh poshtë peticionin për lirimin e presidentit të ndaluar
16 Janar, 19:15
-
VKM/ Pas 6 muajsh në detyrë, shkarkohet zëvendësministri i Mbrojtjes, Dorian Tola
16 Janar, 18:56
-
Romeo Kara: Berisha, burimi i të gjitha të zezave! Merkoçi: Është lehtësisht i manipulueshëm ngaqë në PD i lëpihen shumë vetë
16 Janar, 18:37
-
Starmer firmos marrëveshjen 'për 100 vjet partneritet' me Ukrainën gjatë vizitës në Kiev
16 Janar, 18:35
-
‘U lodha duke qëndruar në shtëpi!’, 21-vjeçari thyen arrestin dhe kapet duke shëtitur në rrugë! Befason karabinierët me përgjigjen
16 Janar, 18:29
-
Kandidoi në primaret e Berishës/ Fatmir Merkoçi: Nuk ishin të vërteta! Erdhën njerëz nga rruga dhe votuan! Rithemelimi nuk ka sjellë asnjë emër të ri
16 Janar, 18:28
-
Vota e Diasporës/ Kalojnë 20 mijë aplikime, KQZ refuzon 1600 persona për një ditë! KQZ rrëzon 1/3 e emigrantëve, shkak adresa e banimit
16 Janar, 18:25
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5-katëshe, 16 miliardë lekë për ndërtimin e parkingut dhe hotelit
16 Janar, 17:48