Posta Shqiptare dhe Ambasada e Italisë nënshkruan një kontratë për kryerjen e shërbimit të legalizimeve të dokumentave të shtetasve shqiptarë si dhe dorëzimin e pasaportave me vizë.

Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadori Italian Massimo Gaiani dhe drejtori i Postës Shqiptare Majlin Lazmi. Kjo marrëveshje e cila hyn në fuqi nga data 1 dhjetor 2014 ka si qëllim që të lehtësojë dhe të përshpejtojë procedurat për përkthimet, legalizimet si dhe të ulë shpenzimet e qytetarëve. Ambasadori Gaiani e sheh këtë marrëveshje si një zgjidhje shumë të mirë për t'i ofruar shërbimin me më pak kosto dhe më pak shpenzime qytetarëve.

"Nëpërmjet kësaj marrëveshje duam që t'u ofrojmë qytetarëve një shërbim sa më të mirë dhe cilësor. Po mundësojmë që shumë shtetas shqiptarë të marrin shërbimet që ju nevoiten pa ju dashur që të vijnë në Tiranë, por duke i marrë këto shërbime në 9 postat qëndrore nëpër rrethe ku ofrohen të gjitha këto shërbime", deklaroi Gaiani.


Drejtori i përgjithshëm i Postës Shqiptare u shpreh se ky bashkëpunim tregon edhe një herë për cilësin dhe seriozitetin me të cilin operon Posta Shqiptare.

Ky shërbim do të jetë aktiv në zyrat e postare qëndrore si Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Shkodër, Lezhë, Kukës e Peshkopi.



Redaksia Online
(shqiptarja.com)