Në prag të ditës ndërkombëtare të punonjësve, Posta Shqiptare, vlerësoi sot 15 punonjësit me performancë më të mirë.
Drejtori i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi tha se "institucioni që ai drejton ka për qëllim të rrisë konkurrencën pozitive në punë dhe të shtojë motivimin e punonjësve'.
Sipas Postës Shqiptare, kjo nismë synon të kthehet në një traditë për këtë kompani publike çdo 1 Maj të çdo viti, ku punonjësit të ndihen të vlerësuar që punojnë në Postën Shqiptare, një kompani lider në tregun e shërbimeve postare dhe kohët e fundit edhe në shërbimet financiare.
Gjatë eventit, Drejtori i Përgjithshëm i Postës i'u dorëzoi certifikatat për "Punonjësin e Vitit" 15 fituesve të 15 filialeve, bashkë me një bonus të akorduar për ta për performancë të lartë në punë gjatë vitit 2014-2015.
Posta Shqiptare është një nga institucionet më të vjetra shqiptare, i krijuar që në 1912 atëherë kur u krijua edhe shteti i parë shqiptar, vlerësoi punonjësit me performancë më të mirë./atsh/