Posteri i Këlliçit me gishtin e mesit, Gerti Shella në Report Tv: Është gafë, korrupsioni nuk luftohet në këtë mënyrë! S’ka program

TIRANË- Eksperti i qeverisjes vendore Gerti Shella ka folur në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe fushatën e zhvilluar deri më tani nga partitë politike. Shella thotë se mangësia e kësaj fushate është se partitë politike nuk kanë programe. Në një intervistë me gazetarin Nertil Agalliu, Shella tha se në këtë fushatë kandidatët duhej thjesht të shpalosnin vizionin e tyre për bashkitë dhe jo e gjithë fushata të zhvendosej në fokusin e liderëve kryesorë, Rama, Meta e Berisha.

“Programe nuk ka, ose kur ka ato janë në rastin e pohimeve, të dëshirave, por të pazbërthyera, të padetajuara. Kjo është një mangësi e kësaj fushate. Nga ana tjetër, nuk është kjo fushata që do kërkonte ballafaqime të mëdha, thjesht kërkon të shpalosen vizionet të cilat marrin përsipër ta adresojnë ato që janë të perceptuara si probleme të qyteteve tona. Ka një ekzagjerim të tonusit politik të përballjes në kuadër të këtyre zgjedhjeve. Rama nga njëra anë, Berisha nga ana tjetër, Meta më pak, pro janë muskujt politik që po shtyjnë narrativën e kësaj fushate, ndërkohë kandidatët janë më të zbehtë, më të intimduar vende-vende. Në disa bashki të tjera janë në anonimat të plotë dhe s’kanë sigura dot as daljen në ekranet e televizionit”, tha Shella në Report Tv.

Ndërkohë, Shella u ndal edhe në posterin e Belind Këlliçit me gishtin e mesit, për të cilin e cilëson një gafë. Ai thotë se një korrupsioni nuk mun dtë luftohet në këtë mënyrë, por duke shpalosur një program të mirë përballë qytetarëve, që sipas tij Këlliçi nuk e ka një gjë të tillë.

“Më bëri përshtypje jo aq shumë sa për të diskutuar vullnetin e tij për të luftuar korrupsionin, sesa metafora vizuale e zgjedhur për të përcjellë këtë mesazh. U bëra kurriz, gjithmonë i angazhuar për të gjetur programe të mira në çështjet e adresimit të korrupsionit në qytete tona, për të parë nëse ka një detajim sado minimalist në programin eventual të Këlliçit. Ajo që më ka bërë përshtypje është metafora që ka zgjedhur, të paktën stafi i tij. Vetë ai që e ka dizenjuar nuk i ka shkuar deri në fund metaforës, i ka dixhitalziuar këto gishta për të cilat u bë debat i madh në Tiranë.

Kjo është një gafë. Nuk dua ta diskretitoj procesin, nëse kjo do ishte e vetmja ky është një lajm i mirë. Është e ekzagjeruar të merremi vetëm me këtë postera, gjithësa po thuhet është e padomosdoshme për të gjurmuar korrupsion në këtë mënyrë, kur gjithë sa duhet është të shkruhet një mendim dhe të ndiqet një platformë apo doktrinë, dua mendime që lejojnë publikun të kuptojnë ku qëndron një kandidat karshi një kandidati tjetër”, tha Shella në Report Tv.

Polemika të shumta janë ndezur pas vendosjes në rrugë të posterit të Belind Këlliçit, ku duket me gishtat e mesit lart, është cilësuar i papranueshëm, jo vetëm nga komunitetet fetare, por edhe disa institucione.

Posteri i Belind Këlliçit

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur