Europa League zhvilloi mbrëmjen e të enjtes 18 ndeshjet e raundit të shtatë të vlefshme për fazën e ligës. Me fitoret respektive, Lyon dhe Aston Villa kanë marrë një biletë për në fazën e 1/8-ave duke u bërë dy skuadrat e para që janë zyrtarisht të kualifikuara. Një ndeshje nga fundi i kësaj faze, Sturm Graz, Rangers, Nice, Utrecht, Malmo dhe Maccabi Tel Aviv janë zyrtarisht të eliminuara.

Në Bernë ishin miqtë e Lyon që fituan 0-1 kundër Young Boys falë golit të Maitland-Niles në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, teksa francezët siguruan kalimin për më tej. Një biletë për në fazën e 1/8-ave e siguroi edhe Aston Villa që fitoi 0-1 kundër Fenerbahces në Stamboll me golin e Jadon Sancho në minutën e 25-të.

Tri pikë me shumë peshë për vendin e gjashtë siguroi edhe Roma, që në "Olimpico" mposhti 2-0 Stuttgartin me dopietën e Pisillit në minutat 40-të dhe 90+3.

Ndërkohë, falë fitores 4-1 kundër Steauas së Bukureshtit në Zagreb, Dinamo ngjitet në vendin e 20-të dhe është në garë për të qenë në play-off. Në golin e dytë për kroatët ishte Arbër Hoxha që asistoi për Beljo pas 11 minutash lojë.

Më 29 janar Europa League do mësojë verdiktet e plota për tetë skuadrat që kalojnë në 1/8, 16 ekipet që do garojnë në play-off për t'u kualifikuar për më tej dhe 12 klubet që do eliminohen, me gjashtë prej këtyre të fundit që janë mësuar.

Europa League, raundi i shtatë i fazës së ligës:

E enjte, 22 janar 2026

Bologna 2-2 Celtic

Brann 3-3 Midtjylland

Fenerbahce 0-1 Aston Villa

Feyenoord 3-0 Sturm Graz

Freiburg 1-0 Maccabi Tel Aviv

Malmo 0-1 Crvena zvezda

PAOK 2-0 Betis

Plzen 1-1 Porto

Young Boys 0-1 Lyon

Roma 2-0 Stuttgart

Braga 1-0 Nottingham

Celta Vigo 2-1 Lille

Dinamo Zagreb 4-1 FCSB

Ferencvaros 1-1 Panathinaikos

Nice 3-1 G.A Eagles

Rangers 1-0 Ludogorets

Salzburg 3-1 Basel

Utrecht 0-2 Genk

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 20:34

    15 vite nga ‘21 janari’, kush mendoni se urdhëroi për të qëlluar qytetarët?