Belind Këlliçi është sfiduar sot live në televizion nëse e mendon vërtetë që posteri me gishtin e mesit është mesazh kundër korrupsionit vërtet ta bëjë atë në emision teksa njerëzit e shohin. Ka qenë drejtuesja e ‘Top Story’ Grida Duma që ka sfiduar kandidatin e çiftit Berisha-Meta për Tiranën duke i kërkuar të bëjë live në emision simbolin e tij të fushatës me gishtat e mesit. Këlliçi u tërhoq duke mos pranuar sfidën e Grida Dumës, duke thënë se nuk mund të thyejë etikën në televizion publik, edhe pse drejtuesja e emisionit u zotua që do të retushojë ekranin.  Kjo deklaratë e Këlliçit bie ndesh në fakt me posterat që shpërndau në gjithë Tiranën duke nxjerrë gishtin e mesit. Kjo shkaktoi një valë reagimesh të forta nga prindërit të cilët thanë se kalojnë me fëmijët e tyre të vegjël në rrugë.

Debati në emision

Belind Këlliçi: Më ka ardhur një sugjerim për të bërë disa reagime për korrupsionin....

Grida Duma: Ti nuk je ky në fakt. Në rast se je ti, bëje këtu dhe ta shohim. Jemi në valët e një televizioni publik. Nuk e di kush është duke parë.

Belind Këlliçi: Është pranuar në momentin e parë që më është dhënë si propozim.

Grida Duma: Po ta bëja, do ta bëja njësoj në publik me të njëjtin patos dhe të njëjtin pasion. Ti je aty je në strategji dhe nuk je i vërtetë A ke lidhje me atë që paraqet? Bëje Live, ashtu si ke dalë në të gjitha…

Curri: Ti e bën në rrugë dhe nuk e bën këtu?

Këlliçi: Dua të ruaj etikë në televizion

Duma: Bëje këtu, bëje tani live

Curri: Gishti i mesit është simbol i organit gjenital. Fëmijët pyesin pse Belo ka ngritur gishtat e mesit

Këlliçi: Nuk ia kam ngritur njerëzve, ia kam ngritur korrupsionit