Taulant Balla ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën për Pishë Poro-Nartën. Bëhet fjalë për një njoftim për protestë, të thirrur në Athinë, i cili është i shkruar në gjuhën greke. Balla pyet “patriotët” lidhur me këtë detaj kur “Narta është tokë shqiptare.”
“Kam një pyetje për të gjithë patriotët? Narta është tokë shqiptare! Pse njoftimet për protestë bëhen në gjuhë të huaj?”, shkruan Balla.
Kujtojmë që kryeministri Edi Rama është shprehur se protesta është e orkestruar nga Greqia, e cila po shfrytëzon ndjeshmërinë e çështjeve mjedisore.
Komente











