Një studim i ri ka pretenduar që mënyra se si çiftet flenë krahas njëri- tjetrit në shtrat ka një domethënie për marrëdhënien e tyre, se sa të dashuruar ata ndihen me njëri- tjetrin.

Partnerët të cilët flenë në një distancë të afërt me njëri- tjetrin kanë më shumë të ngjarë të jenë të kënaqur me marrëdhënien e tyre, ndërsa ata të cilët flenë në distancë me 30 cm boshllëk mes tyre kanë të ngjarë të mos jenë të kënaqur me marrëdhënien e tyre.
 
gjumi

Sipas hulumtimit çiftet të cilët rrinë të prekur gjatë gjumit të tyre në shtrat janë më të lumtur se sa partnerët të cilët vendosin “rregull” të mos preken gjatë gjumit.

Në studim morrën pjesë 1000 persona. Në bazë të përgjigjes së tyre nga studimi doli që 86 për qind e çifteve ishin të kënaqur me marrëdhënien e tyre, ndërsa 66 për qind të tyre rezultuan jo të kënaqur pasi në përgjigjet e tyre, ata dëshironin të flinin me një distancë prej 30 cm larg njëri- tjetrit.

gjumi
(Në foto: Pozicionet si çiftet flenë dhe domethënia e marrëdhënies së tyre)

42 përqind flenë me shpinë ndaj njëri – tjetrit dhe 31 për qind ballë për ballë.
 
Psikologu Richard Wiseman nga Universiteti i Hertfordshire, i cili udhëhoqi studimin, tha: “94 për qind e çifteve të cilët kaluan natën në kontakt me njëri-tjetrin ishin të kënaqur me marrëdhëniet e tyre, në krahasim me vetëm 68 për qind të atyre që nuk kishin kontakt fizik”. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)