PPE i hoqi të drejtën e votës, Çollaku në ‘5 Pyetjet’: PD po izolohet si Partia Komuniste, rrezikon të përjashtohet

TIRANË- Partia demokratike me në krye Sali Berishën po izolohet si Partia Komuniste. Ky ishte qëndrimi i deputetit demokrat Kreshnik Çollaku teksa komentoi në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv, vendimin e për heqjen e të drejtës së votës PD-së për të në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.

Çollaku u shpreh se ky vendim ishte paralajmëruar edhe nga deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Kirschbaum. Madje, Çollaku shprehet se mund të ketë edhe përjashtim të PD-së.

“Para pak ditësh kjo situatë u paralajmërua nga Kirschbaum, një mik i PD. Ai tha se nëse PD-ja do të ndjekë këtë kurs, rrezikon të pezullohet dhe më pas të përjashtohet nga PPE. Me zhvillimet e sotme duket se nuk ka qenë një qëndrim personal.

Nuk përjashtohet, në rast se do të kemi këtë gjendje, mund të ketë edhe përjashtim. Ky është një akt shumë i rëndë. E kompromenton marrëdhënien e PD me SHBA dhe PPE-në. Kjo nuk është një qasje më ndaj një individi, por ndaj demokratëve. Kurrë nuk do ta kisha menduar se PD-ja do të izolohej në një mënyrë të ngjashme me atë të Partisë së Punës”, tha Çollaku në Report Tv.

Ai shtoi se pezullimi i Partisë Demokratike në PPE do të vijojë deri kur të jepet një vendim i formës së prerë nga gjykata e Apelit për çështjen e kontrollit të PD-së.

“Në informacionet e pjesshme që kam unë, edhe në seancën e sotme është diskutuar kriza në PD dhe pezullimi do të jetë deri në vendimin e Gjykatës së Apelit. Është një situatë e rëndë e paprecedentë”, u shpreh deputeti demokrat.  

Si zgjidhje për të ‘shpëtuar’ PD-në nga një përjashtim i mundshëm, Çollaku thotë se Berisha duhet të gjykojë në mënyrë të ftohtë dhe të tërhiqet, pasi pasojat do të bien mbi partinë.  

“Nga kjo situatë ka vetëm një rrugë si mund të dilet. Unë mendoj se Berisha do të gjykojë në mënyrë të ftohtë, pasi faturën do ta paguajë PD-ja”, tha deputeti i PD.

Duke mos pasur një vendim nga Gjykata e Apelit për çështjen e kontrollit të PD-së, Partia Popullore Europiane ka vendosur që të mos ftojë asnjë delegat nga partia në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE, duke i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi thotë se kjo gjë ishte e pritshme, teksa nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit thotë se PPE ka zgjedhur që të jetë neutrale deri sa të ketë një vendim zyrtar për lidershipin.

SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 31/05/2022 09:08

    Tani te dale z.Berisha dhe te hedhe ne gjyq PPE,mundesisht ne Japoni,Argjentine,Brazil dhe democratet do ta hajne dhe te vazhdojne luften per sovranitet.Pritet qe te vije edhe ndonje emigrant nga Evropa,qe ti bashkohet kauzes se Saliut.Perpara ne fitore.

    Përgjigju
  • Loni: 30/05/2022 23:44

    Njeri shume i mire ky! Lepires pushteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit