Shuplakë për Berishën! PPE i heq PD-së të drejtën e votës në Kongresin për presidentin e ri! Bardhi: E pritshme! Rithemelimi: Trillime pa bazë (DOKUMENTI)

Shuplakë për Berishën! PPE i heq PD-së të drejtën e votës në Kongresin për presidentin e ri! Bardhi: E pritshme! Rithemelimi: Trillime pa bazë  (DOKUMENTI)

Ish-kryeministri, Sali Berisha

TIRANË- Rizgjedhja e Sali Berishës në krye të PD i ka dhënë pasojat e para. Duke mos pasur një vendim nga Gjykata e Apelit, Partia Popullore Europiane ka vendosur që të mos ftojë asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE, duke i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.

Në dokumentin që Shqiptarja.com disponon, PD nuk ka asnjë delegat, i vetmi vend nga lista e partive që janë pjesë e PPE. Një gjë e tillë ishte paralajmëruar edhe më herët nga deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, i cili tha se nëse kjo forcë politike kthehet te e djeshmja duke nënkuptuar rikthimin e Berishës do të angazhohet për ta pezulluar PD-në nga PPE-ja.

“Më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara”, është shprehur më herët Krichbaum.

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi thotë se kjo gjë ishte e pritshme , teksa nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit thotë se PPE ka zgjedhur që të jetë neutrale deri sa të ketë një vendim zyrtar për lidershipin, pra deri kur gjykata të thotë fjalën e fundit.

Sali Berisha doli fitues në zgjedhjet e 22 majit 2022 duke u rizgjedhur kryetar i PD-së me 93.45% të votave. Për rizgjedhjet e tij nuk ka pasur asnjë reagim nga ndërkombëtarët, teksa për Berishën kjo nuk është çudi, duke e justifikuar se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. 

Statuti i Partisë Demokratike është në Apel dhe pritet vendimi përfundimtar. Nëse gjyqtarja Blerina Muça do të lërë në fuqi vendimin e Agron Zhukrit, atëherë ai do të jetë kryetar legjitim i PD-së, në të kundërtën nëse vendimi i atij gjyqtari pa vetting do të hidhet poshtë, Berisha do të jetë thjesht një kryetar i zgjedhur nga një palë zgjedhje që i thirri vetë, e që do të jenë të pavlefshme. Berisha nisi betejën e tij për të marrë drejtimin e partisë që themeloi vetë, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar demokrat sepse u shpall ‘Non Grata’ nga SHBA për korrupsion e minim të demokracisë. Që nga 9 shtatori 2021, Berisha nisi një fushatë kundër Lulzim Bashës, duke bërë që ky i fundit të japë dorëheqjen, ndërsa PD u fut në një krizë nga e cila nuk ka dalë ende.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Rithemelimi: PPE nuk ftoi në Kongres delegacion e PD, deri sa të ketë zgjidhje brenda partisë

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar duke thënë se nuk janë ftuar nga PPE deri sa të ketë një vendim përfundimtar të gjykatës së Apelit mbi drejtuesin e PD-së.

"Njoftimet e zyrës së dizinformimit Rama Basha të shpërndara në disa media se PD është përjashtuar apo pezulluar nga partia Popullore Europiane (PPE)
jane trillime pa asnjë bazë.

PPE ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë qendrim tërësisht neutral në lidhje me zhvillimet e brendëshme në PD.  Për këtë qëllim, në fund të marsit 2022, PPE vendosi të mos ftojë në Kongresin e saj delegacion zyrtar nga PD, deri sa të ketë një zgjidhje përfundimtare të çështjes të përfaqësimit zyrtar të PD-së. Megjithatë për t’i dhënë zë përfaqësuesve të PD-së, në Kongresin e PPE-së në Rotermdam janë ftuar dhe po marin pjesë si delegatë të forumeve europiane 3 deputetë të PD-së:

1.    Albana Vokshi, delegate nga Forumi i Gruas i PPE -së
2.    Belind Këllici, delegat nga forumi rinor EDS
3.    Jorida Tabaku, delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës", thuhet në njoftim. 

Ora 19:47
PPE i hoqi të drejtën e votës në Kongres, Bardhi: E pritshme! Berisha po e izolon PD për shkak të izolimit të tij

1653932915_640061acd870c6dbc.jpg

Pas vendimit të Partive Popullove Europiane për të lënë jashtë PD-së nga zgjedhjet për presidentin e ri, ka sjellë edhe reagimin e deputetit Gazment Bardhi, i cili thotë se një gjë e tillë ishte e pritshme.

"Diskutimi për pezullimin e PD nga EPP është një lajm i keq për demokratët, fatkeqësisht i paralajmëruar. SB po e izolon PD për shkak të izolimit të tij. Pushtimi i PD nga SB ka sjell mungesën e ftesave për PD në kongresin e EPP. Kjo është e pamerituar për mijëra demokratëve", shkruan Bardhi.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 30/05/2022 18:59

    Imagjinoni se Ci punon Shqipërisë ky barbari sikur te marr pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar