Pr/buxheti 2015 për Ministrinë e Brendshme- Kryefjalë, forcimi i policisë

TIRANË- Pr/buxheti i vitit 2015, i cili ka nisur të shqyrtohet në Kuvend, sa i takon Ministrisë së Brendshme fokusin e ka tek Policia e Shtetit, e cila do të përfitojë një rritje prej 1,853,221 mijë lekësh krahasuar me buxhetin faktik të një viti më parë.
Kështu sipas pr/buxhetit të vitit 2015 për Ministrinë e Brendshme qeveria ka vendosur të shpenzojë 19,512,520 mijë lekë, që do të thotë 2,291,640 mijë lekë më shumë se në buxhetin faktik të vitit 2014, kur kjo shifër ishte 17,220,880 mijë lekë.
14,753,000 mijë lekë nga pr/buxheti i Ministrisë së Brendshme do t'i kalojë Policisë së Shtetit. Kjo njësi në këtë pr/buxhet përfiton një rritje prej 1,853,221 mijë lekësh, duke parë se në buxhetin faktik të vitit 2014, Policisë së Shtetit i ishin alokuar 12,899,779 mijë lekë.
Drejtoria e Policise se Shtetit
Garda e Republikës do të përfitojë nga ky pr/buxhet një rritje mjaft të lehtë krahasur me një vit më parë, prej 57.200 mijë lekë. Në pr/buxhetin e vitit 2015, Garda e Republikës pritet të ketë në dispozicion 1,288,000 mijë lekë, ndërsa në buxhetin faktik të 2014-ës kishte 1,230,800 mijë lekë.
Sektorët e tjerë që do financohen janë: Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi, i cili nga ky pr/buxhet do të përfitojë 1.082.880 mijë lekë; prefekturat dhe funksionet e deleguara të pushtetit vendor 545,640 mijë lekëh; shërbimi i Gjendjes Civile, i cili këtë vit do të përfitojë 950.000 mijë lekë dhe Menaxhimi i Rezervave të Shtetit në të cilin do të përfshihen 114,000 lekësh.
Teksa lexon shifrat e pr/buxhetit të vitit 2015, ajo që të tërheq vëmendjen është fakti se Fondi për Emergjencat Civile në këtë pr/buxhet ka pësuar një ulje. Konkretisht, Qeveria ka planikuar që për vitin 2015 të alokojë një fond prej 779,000 mijë lekësh, ndërsa në buxhetin faktik të vitit 2014 ky departament gëzonte një fond prej 839,926 mijë lekësh. Pra këtë vit Debartamenti i Emergjencave Civile do të ketë një buxhet prej -60,926 mijë lekësh më pak se vitin e shkuar.
Duke analizuar deklaratat e fundit të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri kuptohet qartë që rritja e fondit për Ministrinë që Tahiri drejton do t'i dedikohet forcimit të policisë së Shtetit, si prioritet i qeverisë Rama. Fondet do të përdoren për të rritur numrin e policëve, që pritet të shtohet me rreth 1 200 punonjës policie. Po ashtu, pritet të investohet në infrastrukturë dhe logjistikë për ta bërë Policinë e Shtetit një institucion modern dhe të sofistikuar në luftën ndaj krimit dhe në ruajtje të rendit dhe sigurisë./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë